Apeli lë në burg Orges Bilbilin, i akuzuar për masakrën e Lushnjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Ogranizuar ka lënë në burg Orges Bilbilin, i akuzuar për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës .

Orges Bilbili së bashku me Laert Haxhiun janë të dyshuarit kryesor të vrasjes së dy të rinjve ne 2017 në qytetin e Lushnjes.

I shpallur në kërkim për një sërë veprash penale si dhe për plagosjen e  Xhulio Shkurtit dhe Sajmo Xhelilit,në 10 prill të këtij viti u arrestua si një person i dyshimtë , në zonën e ‘Xhamllikut’ dhe më pas u identifikua si i shumëkerkuari Orges Bilbili.

Ai gjithashtu është i dënuar dhe me 7 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale ”Trafikim i narkotikëve”. Bilbili njihet si bashkëpunëtori i Laert Haxhiut në vrasjet Lushnjë në 2017-n. Bashkë me Haxhiun, Orges Bilbili është i dyshuar edhe për atentatin, ku u plagosën Xhulio Shkurti (nipi i Aldo Bares) dhe Sajmo Xhelili.

Po ashtu ai akuzohet edhe si bashkëpunëtor i pilotit italian Giorgio Riformato, avioni i të cilit, ngeci në bregdetin e Divjakës, teksa po përgatitej për të trafikuar lëndë narkotike nga Shqipëria për në Itali.

/Ra.My.Fjala.al/

 

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV