Presidenti amerikan, Donald Trump, sfidon rivalin demokrat, Joe Biden, me kryerjen e një testi droge përpara debatit të tyre të parë që mbahet muajin e ardhshëm.
“Washington Examiner” raportoi se Kreu i Shtëpisë së Bardhë së Bardhë kishte vënë re një përmirësim të menjëhershëm të Biden në debatet televizive.
Presidenti nuk kishte asnjë provë që rivali i tij mund të ishte nën efektin e drogës, por vetëm pohoi se “është shumë i mirë në kuptimin e këtyre situatave”.
Nga Biden nuk ka pasur asnjë reagim deri tani.
Biden dhe Trump do të kenë 3 debate televizive përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit.
Në zgjedhjet e 2016, Trump bëri të njëjtën gjë duke sfiduar rivalen Hillary Clinton me testin e drogës, por demokratja e anashkaloi atë.