“Përmbytje, zjarre dhe shtëpi të dëmtuara”, uragani “Laura” shkakton dëme në SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën 4 persona kanë humbur jetën si pasojë e motit të keq që ka përfshirë SHBA.

Mediat e huaja bëjnë me dije se uragani “Laura” ka shkaktuar dëme të mëdha në Luiziana dhe në Teksas derisa tani ka shkaktuar të paktën 4 viktima të konfirmuara.

Ndër të tjera mësohet se një nga stuhitë më të fuqishme të kohëve të fundit, Laura u karakterizua nga dallgë të larta në det, erë të fortë dhe shira të rrëmbyeshëm.

Kjo ka bërë që shumë çati të fluturojnë, shtëpi të dëmtohen dhe shtyllat e tensionit të bien duke shkaktuar edhe ndërprerje të energjisë elektrike për mijëra amerikanë.

BBC raporton se ky uragan, është një nga më të fuqishmit që ka goditur ndonjëherë, brigjet e SHBA-së. Erërat kanë arritur deri 240 kilometra në orë. Më herët gjysmë milioni banorëve u ishte thënë të largoheshin nga disa pjesë të Teksasit dhe Luizianës.

Qendra Kombëtare e Uraganeve në SHBA njoftoi se stuhia është “jashtëzakonisht e rrezikshme” dhe parashikoi rritje të nivelit të ujit për më shumë se gjashtë metra.

Ndërkohë bëhet me dije se nëse Laura erdhi dhe goditi nga verilindja, një tjetër uragan “Marco” po vjen nga Gjiri i Bregut për të goditur po të njëjtën zonë, Luizianën duke përfshirë the Neë Orleans dhe Hjustonin./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Mund të bëj çfarë të dua me ata”, Trump: BE na ka shfrytëzuar, tani të paguajnë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar Bashkimin Evropian me tarifa më shumë se dyfishin e investimit fillestar të...

Darwin Nunez i jep “lamtumirën” Liverpoolit, sulmuesi drejt transferimit në Arabi

Liverpooli ka arritur një marrëveshje të plotë me Al Hilal për shitjen e Darwin Nunez, me marrëveshjen që tani varet nga miratimi i lojtarit. Sipas...

“21 janari”, Balla: Berisha urdhëruesi politik i vrasjeve në bulevard

Ministri i Shtetit, Taulant Balla, ka reaguar me një video të publikuar në rrjetet sociale, pas deklaratave të fundit të kryedemokratit Sali Berisha lidhur...

Personazhi i njohur dhe babai i tij rrihen brutalisht, përfundojnë në spital

Genard Hajdini, personazhi i njohur në rrjetet sociale por dhe në televizion ku angazhohet herë pas here, është dhunuar nga një person në zonën...

Aksioni i opozitës në vjeshtë, Berisha: Largimi i Ramës kusht mbi kushtet

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi sot para medias se në vjeshtë do të nisë aksionin opozitar kundër largimit të kryeministrit Edi Rama nga...

Lajme të tjera

Web TV