Policia e Korçës ka bërë të mundur arrestimin e një 33-vjeçari si autor i dyshuar i 17 vjedhjeve në qytet.
Operacioni i koduar ‘Piktura’ ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të Erion Berberit , i dënuar më parë për vjedhje.
33-vjeçari ka qenë nën ndjekjen dhe monitorimin e Policisë kur u kap në flagrancë në lagjen nr. 1, duke vjedhur në banesën e shtetasit V. T.
Nga veprimet e mëtejshme hetimore të kryera, kqyrja e pamjeve filmike dhe provave të grumbulluara, u dokumentuan edhe 16 vjedhje të tjera, ngjarje të ndodhura tre muajt e fundit në Korçë, ku janë vjedhur piktura me vlerë, sasi lekësh, orendi e pajisje shtëpiake, autor i të cilave dyshohet të jetë shtetasi E. B., konkretisht:
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan piktura me vlerë dhe sende të tjera të vjedhura.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Vjedhja, e kryer më shumë se një herë”. /Ra.My.Fjala.al/