Ish-ushtaraku Fatmir Demiri ka vrarë me sende të forta 61-vjeçarin, Dorjan Latollari . Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, në Tiranë.
Fjala.al zbardh dinamikën e ngjarjes. Mësohet se fillimisht familjarët kanë dyshuar se Dorian Latollari është rrëzuar.
Ata e kanë gjetur me gjak të hundët dhe e kanë gjetur disa ora pas ngjarjes. Në fillim është dyshuar se mund të ketë pësuar ndonjë ishemi, por ekspertiza tregoi që vdekja kishte ardhur pas dhunës së ushtruar.
Në trup i janë konstatuar disa gërvishtje. Në dëshminë e tij autori ka pranuar krimin duke thënë se është ofenduar nga 61-vjecari dhe për këtë e ka goditur.
Mësohet se 37-vjeçari ishte i dënuar më parë për dezertim nga shërbimi ushtarak. Ish-ushtaraku e ka pranuar autorësinë dhe është shprehur se për disa konflikte të mëparshme, dyshohet për konflikte pronësie, me vetë-përgjegjësi ka goditur me sende të forta duke i shkaktuar vdekjen shtetasit Dorian Latollari .
Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.
La.Mi/Fjala.al