Ish- zv/komandanti i Forcave Detare: Ne shqetësohemi se Greqia do vijë deri në Himarë, ata pse nuk shqetësohen që kemi shkuar në Korfuz?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish- zv/komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari i shkarkuar këtë vit nga detyra ka dhënë një opinion lidhur me zgjerimin e kufirit detar të Greqisë në 12 milje.

Sipas tij, Shqipëria më 2012 riktheu ligjin për gjerësinë e detit duke e çuar në 12 milje, që e çoi kufirin detar deri në Korfuz. Por në këtë rast nuk iu mor asgjë Greqisë.

Ndërkohë Greqia me kufirin e ri do të vijë deri në Himarë. Por sipas Meçollarit, në Shqipëri ka shqetësim për këtë, kurse grekët nuk janë shqetësuar se pse ujërat shqiptare shtrihet deri në Korfuz.

Meçollari del në konkluzionin se zgjerimi i detit territorial bëhet brenda vijës delimitiuese në drejtim të detit ndërkombëtar.

Postimi i plotë

Një interpretim për zgjerimin e detit territorial të Greqisë dhe nenin 15 te UNCLOS 1982. Ne trembemi se me zgjerimin e detit territorial të Greqisë në 12 milje detare ujërat greke vijnë deri në Himarë.

Po grekët pse nuk tremben që ne e kemi detin territorial 12 milje detare dhe nuk kemi vajtur në korfuz?

Cili është kuptimi i nenit 15.

1) zgjerimi i detit territorial nuk mund të shtrihet përtej vijës delimituese dhe jo nuk mund të zgjerohen nga shteti bregdetar nëse nuk ka një vijë delimituese. Shprehja “përveç rastit kur ka një marrëveshje midis tyre”, ka kuptimin që deti territorial mund të shtrihet përtej vijës delimituese nëse shteti fqinjë ta lejon një gjë të tillë me marrëveshje. Pra të jep det territorial nga deti i tij me marrëveshje.

Le të marrim rastin konkret. Në vitin 2008, Shqipëria shfuqizoj gjerësinë e detit territorial 12 milje, e cila nënkupton ZERO, nëse nuk e ke të deklaruar. Në vitin 2012 rikthyem me ligj gjerësine e detit territotial 12 milje detare, por nuk i morrëm asgjë Greqisë, pasi zgjerimi i detit territorial bëhet brenda vijës delimituese në drejtim të detit ndërkombëtar. Mirë ne që shqetësohemi se Greqia do na vij në Himarë po e zgjeruan detin 12 milje detare, po grekët pse nuk shqetësohen se ne kemi shkuar në Korfuz pasi e kemi 12 milje detare?

Lexo edhe :  “Tik-Tak”/ Evi Kokalari publikon foton me Berishën: Po të troket ora…

Delimitimi i detit territorial ndërmjet Shteteve me brigje përballë ose ngjitur. Kur brigjet e dy Shteteve gjenden përballë ose ngjitur me njëri-tjetrin, asnjë nga dy Shtetet nuk ka të drejtë, përveçse kur ka një marrëveshje ndërmjet tyre, për ta shtrirë detin territorial përtej vijës mediane çdo pikë e së cilës është e baraslarguar nga pikat më të afërta të vijave bazë nga të cilat matet gjerësia e detit territorial të secilit prej dy Shteteve.

Megjithatë, dispozita e mësipërme nuk zbatohet kur, për shkak të ndonjë titulli historik ose rrethanave të tjera të veçanta, është e nevojshme që delimitimi i detit territorial të dy Shteteve të mos bëhet sipas mënyrave të mësipërme./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV