Dhuna ndaj femrave vazhdon të mbetet problem madhor në shoqërinë shqiptare. Sipas një ankete të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, 88% e grave në Shqipëri e konsiderojnë si diçka të zakonshme që të dhunohen. Ky fenomen me përhapje të gjerë tregon se 56% e grave pranojnë se kanë përjetuar një formë të dhunës dhe vetëm 3% kanë denoncuar atë në polici.
Një rast i tillë u denoncua dhe në redaksinë e ‘Jeta Osh Qef’, ku një 25-vjeçare shtatzënë ka kërkuar ndihmë për të kryer abort, pasi ndjehej e kërcënuar me jetë nga ish-i dashuri i saj.
E gjendur në gjendje të rënduar psikologjike dhe në kushte të vështira ekonomike, e reja ka bërë apel për ndihmë në lekë në mënyrë që të kryente abortin.
Ajo çfarë e bën më të rëndë këtë rast është se 25-vjeçarja ishte dhunuar edhe gjatë shtatzënisë.
“Nëse unë mbaj këtë fëmijë, ai person më vret mua dhe fëmijën, nuk mundem jam shumë e rënduar, nuk mundem…Jam lidhur në pemë në pyll nga ai person për tre ditë me radhë, më kanë shpëtuar njerëzit”, ka treguar ajo. Ka.Li/fjala.al