Makina merr flakë në ecje në autostradën Elbasan-Tiranë

Një automjet ka marrë flakë në autostradën Elbasan-Tiranë.

Burime  për “Fjala.al” bëjnë me dije se mjeti tip “Mercedes Benz” ka marrë flakë në ecje.

Fatmirësisht nga flakët nuk ka të dëmtuar në njerëz.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka mbërritur zjarrfikësja për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Edhe policia po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./Bl.Ba/Fjala.al