Rama për zgjerimin e Greqisë me 12 milje: Meta të rrijë i qetë, s’ka lidhje me…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama foli sot për zgjerim i Greqisë me 12 milje në detin Jon nuk ka lidhje me paktin që po negociohet me Greqinë.

Deklarata e kryeministrit u bë nga Vjena ku ndodhet në mbledhjen e Këshillit Special të OSBE.

Rama tha se zgjerimin e Greqisë me 12 milje nuk ka lidhje me paktin që po punojmë me Athinën.


Deklaratat e kryeministrit grek për zgjerimin e ujërave të Greqisë nuk ka lidhje me ujërat tanë dhe me marrëveshjen që po punojmë dhe nuk e kemi arritur akoma me palën greke, nuk ka lidhje me asgjë me ato që janë thënë në mënyrë të qëllimshme.

Shtrirja në 6 milje është një e drejtë e cdo vendi, Shqipëria e ka ushtruar, ne jemi shtrirë në ujërat tanë me 6 miljet që në vitin 1990. Mes ujërave territoriale ka ujëra ndërkombëtare, njëlloj sikur ka rrugë mes vendbanimeve dhe shteteve për të kaluar, ka edhe rrugë për të kaluar në det që janë të përbashkëta dhe marrja nga kjo rrugë e përbashkët në mënyrë simetrike të përcaktuar nga konventa, është e drejtë e cdo shteti.

Disa thonë shiko ca bëhet mes Turqisë dhe Greqisë, nuk ka lidhje me këtë aspekt. Ajo që ndodh mes Turqisë dhe Greqisë është një mosmarrëveshje për delimitimin e ujërave territoriale, që ne jemi duke e trajtuar në mënyrë konstruktive po për të cilën nuk kemi një rezultat përfundimtar dhe dakordësimin e dy palëve.

Pra, hartat që dalin janë spekulime që nuk kanë lidhje me realitetin. Një marrëveshje ndërshtetërore nuk bëhet dot fshehurazi. Qëndrimi jonë është i qartë dhe puna me palën greke është konstruktive por deklarata e bërë, është pa lidhje me temën, nuk lidhje” tha ai.

Lexo edhe :  Rama u drejtohet sërish emigrantëve në Greqi: Votoni për Shqipërinë evropiane!

Një përgjigje, kryeministri Edi Rama e kishte edhe për Presidentin Ilir Meta, që ditën e djeshme tha se është aty për të mbrojtur Kushtetutën për ujërat territoriale. “Presidenti duhet të informohet mirë dhe në vend të thotë se për cfarë është aty të bëjë atë që duhet bëjë dhe të mos ngatërrojë kushtetutën e Shqipërisë me të drejtën e detit të Greqisë dhe që nuk ka lidhje me Shqipërinë. Mos e ngatërrojë dhe hedhë fjalën sikur ‘kapeni ju tani dhe hajdeni mbroni Kushtetutën me mua’.

Për fat të mirë të Kushtetutës, Presidenti nuk ka lidhje fare. E përcakton konventa ndërkombëtare dhe nuk prek ujërat e Shqipërisë. Është si puna e kanioneve të Skraparit, ka shkëmbinj nga njëra anë dhe shkëmbinj nga ana tjetër dhe në mes rrjedha ujore.

Konventa u ka dhënë të drejtën të dy shkëmbinjve mundësinë që të marrin nga ajo rrjedhë ujore brenda anës së tyre dhe jo të kapërcejnë lumin dhe të kapin shkëmbin tjetër, të marrin milje në mënyrë të barabartë. Shqipëria i ka marrë, Greqia do i marrë.

Presidenti të jetë shumë i qetë, se nuk është rasti për të bërë rafting me Kushtetutën, me marrëdhëniet ndërkombëtare dhe fqinjësinë e mirë” tha ai.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Listat e hapura po bëjnë kërdinë në terren, betejë e egër e kandidatëve brenda partisë

Në këtë fushatë nuk po flitet për programe, por po flitet për tepsi. Kjo metaforë, e futur në fjalorin...

VIDEO: Champions League, Parisi fiton edhe në shtëpi dhe shkon në finale kundër Interit

Parisi sonte e pati relativisht të thjeshtë të kualifikohet në finalen e Champions League. Pas fitores 0-1 në Londër, parisienët fituan 2-1 në shtëpi dhe...

Intervista, Rama ironizon Lapajn: Kur fut hundët në punët e qeverisë…

Kryeministri i vendit, Edi Rama, komentoi rastin e arrestimit të kandidatit të partisë “Shqipëria Bëhet” në Sarandë, i cili u kap me kokainë. Ai...

“Rama premton 2 kg fara kungulli mandatin që vjen”, Berisha: Jo më djepe bosh!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me qytetarët në Elbasan akuzoi Edi Ramën, se u premton të rinjve 2 kilogram fara kungulli...

Takimi në Tiranë, Agron Shehaj: Misioni ynë është të mos largoheni në emigrim

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, nga Tirana, u shpreh me tone të forta se rruga drejt ndryshimit të vërtetë në Shqipëri nuk ndalet...

Lajme të tjera

Web TV