Replikat në distancë për detin/ Rama: Mos bëj sikur nxehesh, sta kam unë fajin. Basha: Je i mbytur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama vijon replikën në distancë me kryedemokratin Lulzim Basha për çështjen e kufirit detar me Greqinë.

Rama shkruan në ‘Tëitter’ se negociatat kanë dalë prej kohësh, që pas ndryshimit të qeverive në Greqi, dhe nuk ka më asnjë të re nga ai front!

Me ironi, Rama i kthehet Bashës, duke i thënë se “Po ti mos bëj sikur nxehesh, se s’ta kam unë fajin kur bën sikur s’je ti që e firmose atë marrëveshjen e famshme që rrëzoi GJK!”.

“Negociatat Lulëzim janë ndalur prej kohësh,që pas ndryshimit të qeverive në Greqi! S’ka asnjë të re nga ai front, përveç dallgëve të ligësisë e padijes! Po ti mos bëj sikur nxehesh,se s’ta kam unë fajin kur bën sikur s’je ti që e firmose atë marrëveshjen e famshme që rrëzoi GJK!

Çfarë kanë qenë për të thënë janë thënë me kohë e me vakt, marrëveshje akoma s’ka, po ti dëgjo mua, gjej ndonjë temë tjetër për teatrin tënd, se me ata që i besojnë kësaj marrëzisë së detit do dalësh edhe më i lagur se në 2017! Ta kam thënë, këtë popull për budalla s’e bëni dot”, shkruan Rama.

Nga ana e tij kreu i PD, Basha ka replikuar sërish me kryeministrin Rama duke dyshuar sërish për një marrëveshje të fshehtë Shqipëri- Greqi për detin.

Basha i kërkon sërish Ramës të bëjë transparencë e të mos fshihet. Më tej ai thekson se Rama është i mbytur në detin e marrëveshjeve të fshehta në kurriz të shqiptarëve.

“Po ta përsëris Edi Rama, bëj transparencë e mos u fshih pas gërrvërreve bajate. As servilët e fundit që të kanë mbetur nuk qeshin me to. Nuk je thjesht i lagur, je i mbytur në detin e marrëveshjeve të fshehta në kurriz të shqiptarëve”, shkruan Basha./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Clooney: Asgjë nuk të bën të dukesh më i moshuar se kur je 63 vjeç dhe i lyen flokët

Në paraqitjen e tij më të fundit në teatër për shfaqjen “Good Night, and Good Luck”, aktori i njohur...

Përmbyset në aksin Fier-Levan furgoni, përfundon në spital shoferi

Një furgon pasagjerësh është përmbysur pak minuta më parë në aksin Fier- Levan. Burimet policore bëjnë me dije se në automjet ndodhej vetëm drejtuesi i...

Deputetja e PD i nënshtrohet operacionit në QSUT: Mjekët shqiptarë më rikthyen besimin…

Deputetja e listës së mbyllur të PD, Mesila Doda i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në QSUT. Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar...

Trump dhe Zelensky takohen para ceremonisë mortore, burimet: Do të ketë një takim të dytë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, patën një takim para funeralit të Papa Françeskut të shtunën, sipas Sergii Nykyforov,...

LIVE/ Bota i jep lamtumirën Papa Françeskut, nis riti i varrimit të Atit të Shenjtë!

Bota i jep sot lamtumirën e fundit Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta në Romë, më 21 Prill, në moshën 88-vjeçare. Riti për varrimin...

Lajme të tjera

Web TV