Sanksione edhe për Turqinë? Më 24 shtator diskutohen masat ndaj shtetit turk

Pas Bjellorusisë duket se BE  ka paralajmëruar Turqinë se do të veprojë me “dorë të hekurt” ndaj saj.

Mbledhja e sotme në Bruksel u shfrytëzua nga Greqia dhe Qipro për të kërkuar masa ndaj Turqisë.

Sipas z.presidentit të KE, në datën 24 shtator do të diskutohen edhe masat ndaj Turqisë në rast se nuk bëhet progres.

Borrell paralajmëroi se BE do të tregojë forcë kolektive por nga ana tjetër do i hapë rrugë dhe dialogut në Bjellorusi apo në Mesdheun Lindor. Ai shtoi se tashmë BE është e unifikuar në krizën në Mesdhe, duke mbështetur plotësisht Greqinë dhe Qipron, teksa është e zhgënjyer nga sjellja e Erdogan për shpimet ilegale në det./Fjala.al/Ke.Ba