Francë/ Persona të armatosur vjedhin 9 milion euro nga një makinë e blinduar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një vjedhje spektakolare ka ndodhur në Lyon të Francës ku është grabitur një furgon i blinduar me nëntë milion euro mëngjesin e sotëm. Vjedhja është kryer nga një grup burrash të armatosur, sipas gazetës rajonale ‘Le Progres’.

Kriminelët arritën të largohen menjëherë pas kryerjes së vjedhjes. Grabitja ndodhi pak para orës 9 të mëngjesit me orën lokale, pranë stacionit qendror të qytetit.

Grabitësit, të cilët ishin pesë , një numër që nuk është konfirmuar ende, ishin të armatosur rëndë, sipas stacionit RTL. Ata bllokuan dhe kërcënuan shoferët për të marrë dërgesën prej nëntë milion eurosh.

Të dyja makinat në të cilat ata u larguan u gjetën disa orë më vonë të djegura në jug të qytetit. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Tensione që në nisje, protestuesit hedhin molotov para bashkisë së Tiranës

Përsëriten skenat e dhunës në protestën para bashkisë së Tiranës. Sende të forta bombola Molotov janë hedhur në drejtim të...

E fundit që takoi Almën dhe 3 fëmijët e mitur, paraqitet në Prokurori Valentina Arrazi

Është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Shkodrës Valentina Arrazi, kunata e Alma Arrazit ,e cila u mbyt në lumin Buna së bashku...

Prokurori i Përgjithshëm raporton para Komisionit të Ligjeve: Bilanci për 2023

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela po raporton për kriminalitetin për vitin 2023 në Komisionin e Ligjeve. Në kuadër të hetimeve janë përgjuar 2675 telefona...

Shqiptarët pronarët e dytë më të mëdhenj të shtëpive në Europë

Shqiptarët rezultojnë që janë populli i dytë në Europë, pas maqedonasve për pronësinë e një apartamenti. Sipas të dhënave të Eurostat, të publikuara nga Euronews...

Protesta e opozitës/ Blindohet bashkia e Tiranës, furgonë policie zbarkojnë para godinës

Teksa pak pas minutash pritet të nisë protesta e opozitës, furgonë policie kanë zbarkuar te bashkia e Tiranës, në kuadër të planit të masave...

Lajme të tjera

Web TV