Aktivistet e KRIIK vëzhgojnë zgjedhjet e nesërme parlamentare në Malin e Zi, si pjesë e ENEMO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nesër, më 30 gusht 2020, Mali i Zi do të mbajë Zgjedhjet Parlamentare, si dhe Zgjedhjet për Asamblenë Komunale në pesë komuna. Këto zgjedhje janë mjaft të rëndësishme për Malin e Zi, veçanërisht lidhur me aspiratat e vendit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, një aspiratë e përbashkët për

shumë vende të rajonit, si dhe për legjitimitetin e Parlamentit, duke marrë parasysh kontestimin e zgjedhjeve të mëparshme të 2016-s nga opozita dhe bojkotimin e mëvonshëm të punimeve parlamentare prej saj.Zgjedhjet po zhvillohen përkundër një sfondi mosbesimi të qytetarëve ndaj institucioneve të shtetit dhe ndarjeje të shoqërisë lidhur me identitetin kombëtar të Malit të Zi.Partia aktualisht në pushtet, Partia Demokratike e Socialistëve, ka drejtuar vendin pa ndërprerje që nga viti 1991. Mbajtja e zgjedhjeve nën situatën e pandemisë globale COVID-19 paraqet një sfidë të shtuar.  

Nga dymbëdhjetë lista kandidatësh që aplikuan për të garuar në zgjedhjet parlamentare, shtatë të paraqitura nga parti politike dhe pesë nga koalicione, Komisioni Shtetëror
i Zgjedhjeve regjistroi njëmbëdhjetë, pesë prej të cilave përfaqësojnë pakica kombëtare, dy shqiptare, një boshnjake dhe dy kroate. Zgjedhjet do të mbahen për të zgjedhur 81 deputetë për katër vitet e ardhshme. 

Një numër vëzhguesish vendas dhe ndërkombëtarë po vëzhgojnë Zgjedhjet Parlamentare 30 gushtit në Mal të Zi, përfshirë Rrjetin Europian të Organizatave të Monitorimit të Zgjedhjeve (ENEMO).

Misioni Ndërkombëtar i Vëzhgimit të Zgjedhjeve (MNVZ) i ENEMO është vendosur në vend që prej 15 korrikut dhe përbëhet nga shtatë anëtarë të Ekipit Bazë dhe tetë vëzhgues

afatgjatë. Në Raportin e Ndërmjetëm të publikuar në 17 gusht, MNVZ-ja e ENEMO-s vlerësoi ndër të tjera se ndërsa në përgjithësi, legjislacioni zgjedhor siguron bazat për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike, disa dispozita ligjore, përfshirë të drejtat e votuesve dhe kandidatëve, mbeten në kundërshtim me standardet ndërkombëtare.

Përveç Ekipit Qendror dhe vëzhguesve afatgjatë, ditën e nesërme 38 vëzhgues afatshkurtër do të shpërndahen në të gjithë vendin për të vëzhguar dhe vlerësuar procesin e
votimit, numërimit dhe tabelimit të rezultateve.  MNVZ-ja do të paraqesë gjetjet dhe konkluzionet paraprake pas ditës së zgjedhjeve, të hënën me datë 31 gusht 2020.

Lexo edhe :  99 vjet për arabin, presidenti i Malit të Zi nuk e dekreton ligjin për Plazhin e Ulqinit

Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK), si anëtar i ENEMO-s dhe i Sekretariatit Drejtues të saj për mandatin e dytë radhazi, vazhdon

të kontribuojë me përkushtim në nxitjen dhe realizimin e sa më shumë misioneve ndërkombëtare të vëzhgimit, duke angazhuar ndër të tjera edhe aktivistët apo bashkëpunëtorët e vet në role të ndryshme të MNVZ-ve, nga vëzhgues afatshkurtër deri në drejtues të misioneve të vëzhgimit.

Ky kontribut vullnetar i KRIIK, aktivistëve dhe bashkëpunëtorëve të tij, bëhet me bindjen e thellë se këto misione janë jo vetëm një kontribut i rëndësishëm i angazhimit

qytetar për forcimin e demokracisë në Europën Lindore, e veçanërisht në vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe si një mundësi më shumë për rritjen e kapaciteteve dhe të ekspertizës monitoruese e advokuese të aktivistëve të angazhuar dhe të vetë organizatave

të rrjetit, në mbrojtje të zgjedhjeve të lira dhe të integritetit të plotë të proceseve zgjedhore.

Edhe në Misionin e nesërm të Vëzhgimit në Mal të Zi, KRIIK ka angazhuar gjashtë aktivistë dhe bashkëpunëtorë të tij, ndërkohë që po përgatitet që, sërish në kuadër të ENEMO-s,

të angazhojë grupe të tjera aktivistësh edhe për vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale në Ukrainë dhe atyre presidenciale në Moldavi që do të zhvillohen këtë vjeshtë. 

Ky Mision Ndërkombëtar Vëzhgimi dhe Misionet e Vëzhgimit të Zgjedhjeve në tërësi, veçanërisht ato vendore, në gjykimin e KRIIK, marrin një vlerë të shtuar dhe përbëjnë një domosdoshmëri më shumë, në kushtet e rrezikut të pandemisë globale dhe rrezikut të shtuar për cënim të vlerave dhe lirive të demokracisë dhe të drejtave të njeriut që po evidentohen rrezikshëm prej qasjeve autoritariste të qeverive dhe mazhorancave politike në pushtet, veçanërisht në vendet me demokraci në rritje apo në tranzicion.

 

Të fundit

Mandati i katërt, çfarë do të ndodhë me Reformën në Drejtësi? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Eruonews Albania ku ka folur ndër të...

A është harruar totalisht Veliaj? Edi Rama jep versionin e tij të fundit për Euronews

Vetëm 7 ditë larg nga zgjedhjet e 11 Majit, kryeministri dhe njëherësh kryesocialisti Edi Rama ka qenë i ftuar në emisionin “Review”, intervista e...

Dopietë nga Balaj, Vllaznia në finalen e sezonit! Mposht 2-1 Dinamon!

Vllaznia është finalistja e parë e "Final 4" duke marrë një biletë për në sfidën e 12 majit. Në stadiumin "Arena Kombëtare" në kryeqytet, Vllaznia...

Pse i quani burrat “çyrykë”? Rama: Bëra humor, por është gjysma e së vërtetës

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania ku tha se ai nuk i ka etiketuar gjatë fushatës...

Shoqërimi i kandidatit demokrat në Fier, reagon Policia: Kundërshtoi efektivët tanë

Policia e Fierit ka ardhur me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të diele në qendrën e këtij qytetit...

Lajme të tjera

Web TV