Të kufizuar nga rregulli i Greqisë për të kaluar vetëm 300 qytetarë në ditë, dhjetëra emigrantë shqiptarë do të kalojnë sot natën në Pikën Kufitare të Kapshticës.
Emigrantët shprehen të indinjuar për kushtet ku ndodhen, pasi nuk kanë të paguajnë as hotel dhe duhet ta kalojnë natën mes të ftohtit të Kapshticës, dhe ankthit nëse nesër do të jetë radha e tyre për të kaluar apo jo, pasi shumica prej tyre u skadon dhe tamponi.
Njëra prej emigranteve është e sëmurë me tension dhe zemër, teksa ankohet dhe prej mushkonjat. Ajo zbulon se u është premtuar se nesër do të kalojnë në orën 6 të mëngjesit.
Një tjetër emigrant shprehet se nuk dihet tashmë nëse do kalojnë apo jo nesër pasi në mëngjes u skadon dhe tamponi. Ai ankohet për kushtet e të ftohtit ku ndodhet, por nuk ka të paguajë hotelin. Për më tepër ai thekson se nuk ka shtet shqiptar prandaj Greqia vendos këto kushte.
Një emigrante tjetër shqiptare thotë se prej 25 vitesh vijojnë radhët dhe ndalesat në këto dogana dhe emigrantët tashmë prej dekadash torturohen mes Shqipërisë dhe Greqisë.
La.Mi/Fjala.al