Mbeten në fuqi rregullat për lëvizjet me Greqinë, Ministria udhëzon qytetarët për hapat që duhet të ndjekin

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përmes një njoftimi në rrjetet në sociale ka bërë një njoftim për të gjithë qytetarët e interesuar në lidhje me lëvizjet drejt Greqisë. Edhe në gjysmën e parë të shtatorit mbeten ne fuqi të gjitha kufizimet e vendosura nga autoritetet.

Për 14 ditë të tjera, nga data 1-15 shtator 2020, mbetet në fuqi kufizimi i hyrjes për shtetasit shqiptarë për arsye turizmi;

– Mbetet në fuqi kufizimi i lidhjeve detare dhe ajrore me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kështu, fluturimet drejt/ nga këto vende bëhen vetëm nga aeroporti “Eleftherios Venizelos”;

– Mbetet në fuqi kufizimi i numrit të personave që hyjnë në ditë nga PKK të Kakavijës (750 vetë) dhe Kapshtices (300 vetë);

– Mbetet në fuqi deri më 19.09.2020 aplikimi i kontrolleve paraprake përmes testit negativ PCR 72 orë para mbërritjes në vend, për personat që mbërrijnë në aeroport dhe nga pikat tokësore nga Shqipëria.

Për më shumë info, njoftimi i autoriteteve greke .