Gjykata e Beratit vendosi “arrest me burg” 30 ditë për inxhinierin e pyjeve, Karafil Bregun. 31-vjeçari Karafil Bregu akuzohet për “Shkelje të rregullave të sigurisë gjatë punës”.
Inxhinieri Bregu, u arrestua një ditë më parë, pas vdekjes së punonjësit të Drejtorisë së Bujqësisë në bashkinë Berat, Shkëlqim Metkaj, i cili ra gjatë punës për prerjen e një lisi shekullor dhe gjeti vdekjen.
Bregu akuzohet se nuk ka marrë masat e mbrojtjes në punë për punëtorët si dhe nuk ka qenë prezent gjatë punës ku u rrëzua punonjësi Shkëlqim Metkaj, i cili ndërrojë jetë.
Sipas avokatit të të akuzuarit , klienti i tij është arrestuar në mënyrë të paligjshme pasi ka qenë i karantinuar prej ditësh në banesën e tij në lagjen “Uznovë”, për shkak se kishte shfaqur shenja të Covid-19 dhe ishte në pritje të tamponit të bërë. Avokati Arhenc Berati ka deklaruar se,do të apelojë vendimin e Gjykatës pasi nuk ishin përfunduar hetimet proçeduriale.
La.Mi/Fjala.la