Shqiptarët fitojnë “betejën” me Apple/Kosova vendoset në hartë (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Para pak kohësh, shqiptarët ndërmorën një nismë që adresonte gabimet e hartës së Apple.
Në hartë, kishte paqartësi mes kufijve të Serbisë dhe Kosovës, ndërsa me sy të lirë dukej qartë sikur Prishtina ishte pjesë e Serbisë.
Në këtë mënyrë, u krijua një peticion si kërkesë ndaj kompanisë Apple, në mënyrë që harta të rregullohet dhe Kosova të vendoset saktë si një shtet i pavarur.
Peticioni gjeti mbështetjen edhe të shumë personazheve të njohura shqiptare, përmendim këtu edhe këngëtaret me famë botërore Rita Ora dhe Dua Lipa.
Peticioni u firmos nga 197,175 persona. Krijuesja e peticionit dha lajmin e mirë se synimi u arrit me sukses:
” Fitore! Bashkimi bën fuqinë! Jam krenare t’ju them se Kosova është vendosur në hartën e Apple! Faleminderit për suportin tuaj!”.

Kompania gjigande e teknologjisë Apple, u dorëzua para shqiptarëve. Këto të fundit e fituan betejën me Apple, çka tregon që bashkimi bën fuqinë dhe shqiptarët e bënë më së miri./Fjala.al/Er.Ke

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV