Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një metro të Nju Jorkut, teksa një 25-vjeçar afro-amerikan, ka tentuar të abuzojë seksualisht një grua në mes të ditës.
Gruaja ishte duke pritur trenin, ndërkohë siç shihet dhe te video-ja e mëposhtme aty shfaqet i riu, i cili e shtyn atë në tokë dhe tenton ta përdhunojë.
Pas kësaj, gruaja ka nisur të ulëras e bërtasë, e pikërisht thirrjet e saj u dëgjuan nga kalimtarët e tjerë të cilët ndaluan burrin. Policia ka nisur një hetim për rastin dhe është duke vijuar kontrollet për arrestimin e 25-vjeçarit.
Gruaja që ra viktimë e tentativës së abuzimit, raportohet se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka refuzuar kujdesin mjekësor./En.Br./Fjala.al