Vijojnë protestat në SHBA/ Regjistrohet një tjetër viktimë në Portland

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shënohet një tjetër viktimë nga protestat në qytetin amerikan të Portlandit.
Sipas policisë lokale, një person mbeti i vrarë me armë zjarri në kraharor gjatë demostratës në mbështetje të presidentit amerikan.

Viktima u sulmua nga pjesëtarë të lëvizjes antifashiste, të cilët pas ngjarjes janë shprehur se nuk ndienin keqardhje për viktimën. Lëvizja antifashiste ka si kauzë kryesore luftën kundër ekstremit të djathtë dhe autoritarizmit qeveritar.
Incidenti u shënua pasi një karvan me makina me flamujt amerikanë dhe parulla elektorale për presidentin amerikan parakaluan ditën e shtunën në qendrën e Portland.

Kortezhi u provokua nga turma. Këto të fundit nisën të lëshonin objekte ndaj automjeteve, teksa përfunduan edhe në konfrontime.
Pavarësisht thirrjeve të autoriteteve dhe familjarëve të viktimave për ndaljen e dhunës, shumë godina e biznese vijojnë ende të sulmohen nga ekstremistët antifashistë dhe nga aktivistët për të drejtat e afroamerikanëve.

Protestat atje nuk janë ndalur që nga vrasja e afroamerikanit Xhorxh Floid në muajin maj ndërsa janë bërë edhe temë politike në prag të zgjedhjeve presidenciale.

Protestat në Portland vijojnë prej më shumë se 90 ditësh.  /Er.Ke.Fjala.al/

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV