Zjarret në Drenie/ Shefi i MZSH-së: Ndaleni dorën o barbarë aty vetësakrifikohen zjarrëfikësit! (Video)

Situata në Drenie të Patosit për shkak të flakëve që kanë pushtuar prej disa ditësh pyllin me pisha vijon të jetë alarmante, aq sa rrezikohet edhe asfiksimi i zjarrëfikësve për shkak të tymit të krijuar.

Ndërhyrja për të shuar flakët po bëhet gjithnjë e më e vështirë për shkak të terrenit duke kërkuar edhe ndihmën e Ministrisë së Mbrojtjes me helikopterë.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe shefi i MZSH-së nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Alket Halimi shprehet i revoltuar dhe i bënë apel qytetarëve të ndalojnë këtë masakër që po i bëjnë mushkrive të natyrës.

POSTIMI I PLOTË

Ndaleni doren e njerez çfare po beni? Po.digjni mushkrite e natyres.Ndaleni doren o barbare aty vetsakrifikohen zjarrefikesit .Mendoni çfare po beni ne jemi vellezrit tuaj.Zoti marte hak tek ju.