Gjukanoviç kryeson me mandatet, pushteti i shkon koalicionit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi fitohen nga koalicioni opozitar. Edhe pse partia e presidentit të vendit, Milo Gjukanoviç udhëheq me 29 mandate, sërish koalicioni opozitar ka arritur që të bashkojnë mandatet dhe të bëhen shumicë, duke larguar nga pushteti pas 30 vitesh Partinë SocialDemokrate të Malit të Zi.

Partia e Gjukanoviç ka 29 mandate, dhe është kështu partia më e votuar, por koalicioni i partive në qeveri ka vetëm 35 mandate. Ndërkohë që shqiptarët kanë arritur synimin e tyre dhe të dyja koalicionet kanë arritur që të sigurojnë nga një deputet në Kuvend.

Ndërkohë Partia Boshnjake ka 3 mandate, ndërsa bie në sy rritja e koalicionit “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” me 27 mandate dhe e të gjelbërve me 4. Koalicioni “Paqja është kombi ynë” ka marrë 10 mandate, ndërsa koalicioni Shqiptar “Njëzëri” ka marrë 1%.

Votimet në vendin fqinjë u zhvilluan të qeta dhe pa incidente, ndërkohë që në total numri i votuesve ishte 74.9%, shifër shumë herë më e lartë sesa në votimet e shkuara.

Zgjedhjet u zhvilluan në një situatë të tensionuar mes bllokut promalazez dhe atij proserb, që u thellua pas miratimit dhjetorin e kaluar të ligjit për liritë fetare, të pasuar me konflikte mes shtetit dhe kishës. Ligji kërkon të sekuestrojë disa pasuri fetare nëse pronësia historike e tyre nuk mund të provohet. Po ashtu këto janë zgjedhjet e radhës në rajon që zhvillohen në kohë pandemie.

Në zgjedhjet malazeze u përfshinë edhe faktorë politikë të rajonit. Kryeministri Edi Rama dhe homologu nga Maqedonia e Veriut, Zoran Zaev, kërkuan mbështetje për partinë e presidentit. Ndërsa faktorë të tjerë politikë në Shqipëri, presidenti Ilir Meta dhe kreu i PD-së Lulzim Basha iu bënë thirrje bashkëkombësave që të votojnë për partitë shqiptare. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

“Kjo nuk është lufta jonë”, Vance: Putin nuk ka strategji për të dalë nga lufta

Nëse Vladimir Putin nuk bindet për një armëpushim me Ukrainën, SHBA zotohet se do të largohet nga negociatat. Këtë fakt...

11 maji, kush janë kandidatët që kërkojnë pamjet filmike në KQZ

Mbi 15 kandidatë për deputetë në listë të hapur kanë kërkuar nga KQZ pamjet filmike të numërimit të votave. Kryesisht janë emra nga PS dhe...

Spekulimi politik me votat e shqiptarëve nga Greqia, lakmus i sovranitetit të opozitës

Ylli Pata Mazokizmi dhe sjellja më e rëndë politike, por edhe në logjikën juridike të eksponentëve të Partisë Demokratike mbi votat e shqiptarëve me banim...

Valle e tupana në “Arenën Kombëtare”, nis Europiani U-17 në Shqipëri

Ditën e sotme, ka nisur Kampionati Europian i moshave U-17 në vendin tonë. Sfida hapëse e këtij edicioni të madh që po mbahet në...

Doli forcë e tretë me 64 mijë vota, Lapaj ka një mesazh pas zgjedhjeve

Adriatik Lapaj ka reaguar sërish në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, ku koalicioni “Nisma- Shqipëria Bëhet” u rendit forcë e tretë...

Lajme të tjera

Web TV