I akuzuar për vrasjen e dy biznesmenëve, Greqia kërkon ekstradimin e Eduart Lamajt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eduart Lamaj i akuzuar për vrasjen e dy biznesmene Bujar Lika dhe Paulin Gjergji Markaj në fund të majit të këtij viti është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Greqia.

Greqia ka shpallur në kërkimin Eduart Lamajn dhe kërkon ekstradimin e tij. Ai akuzohet nga shteti grek për trafik droge.

Eduart Lamaj u plagos gjatë vrasjes së dy biznesmenëve në një hotel. Lamaj konsiderohet në Greqi si trafikant kokaine dhe akuzohet si organizatori i trafikut të 180 kg kokainë nga Amerika Latine me destinacion vendet e Bashkimit Europian, sasi e cila u bllokua muaj më parë në portin e Pireut në Athinë.

Lamaj u arrestua në një klinikë private ku po kurohej. Menjëherë pas kësaj kërkese ka reaguar dhe Ministria e Drejtësisë ku ministrja Gjonaj i ka kërkuar Greqisë që t’a transferojë në Shqipëri procedimin penal për këtë person.

“Ministria e Drejtësisë në referencë të njoftimit të shpalljes në kërkim ndërkombëtar të shtetasit shqiptar, Eduart Lamaj, alias Leandro Simon nga autoritetet greke të drejtësisë, duke ju njoftuar për pamundësinë e ekstradimit nga Shqipëria në Greqi të këtij shtetasi, iu përcjell kërkesën e prokurorisë së Përgjithshme për transmetimin origjinal ose kopje të njësuar me origjinalin të, bashkë me përkthimin përkatëse të të gjitha materialeve që lidhen me procedimin penal ndaj tij, për akuzat e organizatës kriminale dhe trafikimit të lëndëve narkotike”, shkruan Gjonaj në reagimin e saj drejtuar autoriteteve greke./Jo.Be/Fjala.al

Të fundit

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Kinemaja në zi, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani

Ka ndërruar jetë regjisori i shquar shqiptar, Piro Milkani në moshwn 86-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur i biri i tij, Eno...

Lajme të tjera

Web TV