Veliaj komenton edhe një herë pandeminë dhe “ngjyrën e plazhit”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sëmundja me Covid-19 dhe ngjyra e lëkurës së kryebashkiakut Veliaj u kthye dhe një herë për opinionin publik. Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU Veliaj tha:

Po nuk e di se këtu në zyrë është edhe drita kështu. Një intervistë e kasha në dritë të diellit në tarracë. Kur nuk ke një alternativë, kapesh me çdo lloj gjëje. Ajo që shoh është se kemi përballë njerëz pa alternativë. Tani unë jam duke folur për shkollat e reja që po bëjmë. Nëse ke qenë në këtë karrige për katër vite dhe s’ke bërë asnjë shkollë atëherë sigurisht që do merresh me pigmentin e ngjyrës së lëkurës sime.

-Sa shkolla janë ndërtuar në Tiranë?

-Ne bëmë shkollën Betim Muço, bëmë shkollën Hoxha Tahsim, bëmë shkollën Kosova. Flas vetëm për të reja. Bëmë nga e para shkollën Servete Maçi. Bëmë nga e para shkollën Siri Kodra.

Bëmë shkollën Ardian Klosi te Bregu i Lumit dhe Betim Muçon që i mbaruam. Po bëjmë shkollën Vaçe Zela dhe Kristo Frashëri te Don Bosko. Po bëjmë shkollën Cennedy dhe shkollën Nënë Tereza te Instituti Bujqësor. Me tërmetin mbarojmë edhe 11 shkolla që i bëjmë nga e para. Shkolla e Lalmit u rrëzua u bë nga e para sepse nuk ja vlente të ndërtonim në ato themele. Në këtë rast i bëjmë dhe një shtesë për parashkollor ose gjimnaz, në varësi të terrenit dhe nevojës që kemi. Kështu që unë do ta mbyll këtë mandat me 33 shkolla. Nëse ai që ishte para meje nuk bëri asnjë shkollë, sigurisht që do merret me ngjyrën time të lëkurës. Më duket patetike që vazhdon që kur ka dalë shprehja “Mos i shiko gunën por shikoji punën” , që merren me ngjyrën e parakrahut.  Nëse kjo është alternative e tyre dhe kjo iu sjell vota, kur thonë tironsit “Hallal ua bëftë Zoti”, por unë besoj që në finale njerëzit thonë “ Më trego ça pune bëje kur ishe ti në vend të këtij kryetarit që është tani.” Dhe në mungesë të atij bilanci këto historitë iku në Turqi, iku në Dubai, jo po u nxi, jo po u zbardh  më duken një humbje spektakolare kohe.

 

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV