Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut kanë rezultuar pozitiv 115 persona me Covid-19. Deri më tani numri i personave të infektuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 14.455 persona
Për fat të keq është shënuar një humbje jete duke e çuar në 604 numrin total të viktimave.
Shpërndarja e personave pozitiv me Covid-19 rezulton si më poshtë:
Prej tyre në Shkup-34, Kumanovë-10, Shtip-14, Prilep-15, Tetovë-3, Strugë-13, Manastir-4, Ohër-4, Gostivar-2, Kriva Pallankë-1, Radovish-1, Krushevë-1, Koçan-1, Probishtip -2, Makedonski Brod-1, Pehçevë-1, Berovë-2, Vinicë-3, Delçevë-1, Shën Nikollë-2./Jo.Be/Fjala.al