Arti në zi/Ndahet nga jeta muzikanti i njohur Frederik Banda

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare violinisti i shquar shqiptar Frederik Banda, i cili për dekada të tëra mahniti publikun brenda dhe jashtë vendit me talentin dhe virtuozitetin e tij të rrallë.

Fitues i shumë çmimeve kombëtare dhe i akorduar me Urdhërin “Mjeshtër i Madh”, maestro Banda ndërroi jetë paqësisht i rrethuar nga familja e tij në 31 gusht 2020 në shtetin Connecticut të Amerikës.

I njohur në rrethet artistike si “Paganini shqiptar”, Banda u diplomua për violinë në Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1973. Përveç Urdhërit “Mjeshtër i Madh”, ai ishte dekoruar dy herë me Urdhërin “Naim Frashëri”, si dhe ishte shpallur fitues i konkursit të parë të muzikantëve në Shqipëri në vitin 1973. Dallime të tjera përfshijnë dhe medaljen për interpretim të shquar në turneun e Ansamblit Popullor Kombëtar në Gjermani në vitin 1983.

Kompozitori Gamend Mullahi ka ndarë me miqtë e tij në “Facebook” trishtimin për lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të muzikantit Frederik Banda.

 

 

 

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV