“Deti është i joni”, digjet flamuri grek në Ksamil

Mbrëmjen e sotme tre persona të armatosur, të maskuar dhe e veshje ushtarake kanë djegur një flamur grek në Ksamil.

Në videon e siguruar nga SarandaWeb, duket se një prej personave të maskuar ka hedhur poshtë flamurin grek, e kanë lyer me benzinë dhe e kanë djegur me zjarr teksa dy të tjerë mbajnë flamurin shqiptar.

Ndër të tjera, tre personat duket se këtë akt e kanë kryer për shkak të debatit që ka lindur për zgjerimin e Greqisë me 12 milje në detin Jon, duke dhënë mesazh për grekët se ”Deti është i joni”.