Duka, letër KOKSH-it: Ju zotërinj e meritoni gjendjen në të cilën jeni, por sporti shqiptar jo!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në lidhje me dështimin e përpjekjeve për të mbajtur Asamblenë e Jashtëzakonshme të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i ka drejtuar një letër organizmit që qeveris lëvizjen olimpike në vend, në lidhje me atë që ai e cilëson se ka “pak lidhje ka me sportin, por e mban sportin peng, prej disa kohësh”.

Duke bërë një përmbledhje të gjendjes kaotike që ka pllakosur KOKSH-in dhe asaj për të cilën u ra dakord në Asamblenë e Përgjithshme të Jashtëzakonshme të tij më 9 shkurt të 2020-ës, Duka thekson: “Fatkeqësisht pas kësaj Asambleje u përballëm me epideminë e “Covid-19”-ës, të cilën ju ende po vazhdoni ta përcillni në dremitje, madje, edhe deri në gërhitje, pa asnjë fjalë të mirë për një federatë, apo sportist. Por, duke dashur që të përfitoni edhe nga ajo, e përdorët gjatë gjithë kësaj kohe, si alibi për të mos respektuar, apo edhe për ta manipuluar Rezolutën.”

Duke iu referuar përpjekjes së FSHF-së dhe 14 federatave anëtare të KOKSH-it për të mbajtur më 1 shtator Asamblenë e Përgjithshme të Jashtëzakonshme, Duka akuzon drejtpërdrejt Sekretarin e Përgjithshëm dhe Komitetin Ekzekutiv. “Kjo asamble nuk u përkrah nga Sekretari i Përgjithshëm, si edhe nga një pjesë e KE-së, përkundrazi, të shqetësuar, ju kërkuat dhe thërritët në ndihmë “kamerdaren-Zherom”, me ngut, teksa siguruat edhe një letër nga kamerdarja juaj”, – thekson kreu i FSHF-së. “Por, për çfarë? – vijon ai. – Për të mbajtur KOKSH në të njëjtën situatë, si një institucion krejtësisht jo funksional?

Pse ju tremb asambleja zotërinj? Pse doni t’i manipuloni anëtarët, të cilët janë të vendosur dhe të dakordësuar të bëjnë draft-statutin tonë?” Më tej, Duka thotë se “kjo jo vetëm nuk ka lidhje me Olimpizmin, por as me minimumin e funksionimit të një shoqate”. “Kjo është një çorbë, të cilën ju vetë e keni gatuar për të ushqyer urinë personale, por që nuk ushqen aspak lëvizjen olimpike, – këmbëngul presidenti i FSHF-së.

Lexo edhe :  Igli Tare në “çatinë” e botës, ish-sulmuesi kuqezi ka vendosur bastin e karrierës

– Kjo nuk i shërben sportit dhe as rritjes së nivelit te tij, por vetëm interesave tuaja mediokre dhe shumë meskine, deri edhe për udhëtime jashtë shtetit. Ju, nuk mund te jeni më pjesë e zgjidhjes. Nuk keni dashur, nuk doni dhe nuk keni ndërgjegjësimin e nevojshëm për të qenë të tillë. Sepse për ju, ky është një formalitet radhe sa për sy e faqe, për t`i mbyllur gojën “atyre”.

Ju nuk keni asnjë të drejtë morale e ligjore për të imponuar zgjidhje për problemet që keni krijuar e rritur ju vetë në këto vite regresi, aty në çatinë e hierarkisë së sportit shqiptar. Me trishtim ua them: Ju, jo vetëm nuk jeni të zotë për të qenë ombrella e olimpizmit por jeni fajtorë për degradimin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, duke institucionalizuar përçarjen si anti-vlerë e sportit. Ju zotërinj e meritoni gjendjen në të cilën jeni, por sporti shqiptar jo!”, – përfundon letra e Dukës.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Rama në ceremoninë e ndarjes së çmimit “Charlemagne” për Ursula von der Leyen

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin dhe ka marrë pjesë në ceremoninë e akordimit të çmimit “Charlemagne” për Ursula...

Parashqevi Simaku: Qëndrimi në rrugë ishte zgjedhja ime, pse të mos rrija jashtë?

Parashqevi Simaku do të japë një intervistë ekskluzive për “Opinion”, ndërsa Blendi Fevziu ka publikuar një fragment, në të cilin këngëtarja shprehet se zgjodhi...

Babai i Ilaria Sulës: Rutina jonë është nga varrezat në shtëpi

Flamur Sula, babai i 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula që u vra nga ish-partneri i saj i saj, në një intervistë për mediat italiane ka...

Detajet e rinovimit të Lamine Yamal, talenti spanjoll kërkon të gjuajë penalltitë

Barcelona u kufizua në dhënien e një informacioni më të detajuar në deklaratën që dërgoi në orën 20:21 të mbrëmjes, pasi firmosi zyrtarisht rinovimin...

“Jam shumë i zhgënjyer me të”, Trump i jep dy javë afat Putinit për një plan paqeje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka vendosur një afat dy-javor Vladimir Putinit, për të arritur një armëpushim në Ukrainë në të kundërt do...

Lajme të tjera

Web TV