Kalim drejt vendeve të BE-së me 100 euro, arrestohen 2 të rinj që transportonin 18 emigrantë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy persona janë vënë në pranga në Korçë në kuadër të operacionit policor “Perimetri”.

Shtetasi E. I., 29 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Tiran, u kap duke transportuar 18 emigrantë nga Pogradeci drejt Tiranës.

Ndërkohë, shtetasi A. P., 24 vjeç, banues në Tiranë, kishte rolin e shoqëruesit.

“29-vjeçari, është kapur në afërsi të fshatit Stropckë, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin furgon tip “Volkswagen”, 18 emigrantë të paligjshëm, i cili në bashkëpunim me shtetasin A. P., (në rolin e shoqëruesit) iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit prej 100 euro për secilin prej tyre”, informon policia.

Operacioni u finalizua nga Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Komisariatin e Policisë Pogradec.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Studiuesit shpjegojnë sjelljet e frikshme të AI kur përballet me mbylljen

FERNADA CENKO Claude Opus 4, modeli më i avancuar i kompanisë Anthropic, së bashku me disa prej modeleve më të...

DALIN EMRAT: 21 të akuzuarit e tjerë nga SPAK bashkë me Evis Berberin

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar këtë të mërkurë datë 4 Qershor, përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të dosjes për ish-kreun e ARRSH,...

Rekord nga Igli Tare! Shet futbollistin më të mirë të sezonit

Tijjani Reijnders nuk do të jetë më pjesë e Milanit. Mesfushori holandez i është bashkuar Manchester City-t pas dy sezoneve me fanellën kuqezi. Sipas...

Shkrumbohet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, dalin detajet e para

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës dhe është shkrumbuar e gjitha. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se...

Zegjine Çaushi kujton ditën kur nisi ëndrra: 8 vite më parë në një seancë të inskenuar

Tetë vite më parë, një vajzë e re me ëndrra të mëdha u bë pjesë e një grupi të inskenuar të Parlamentit, duke luajtur...

Lajme të tjera

Web TV