Meta i jep titullin e lartë arbëreshit Valenza: Shembull i patriotizmit dhe trimërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka vlerësuar me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” arbëreshin Giovanni Valenza, me mirënjohje për besnikërinë ndaj gjakut të të parëve, bindjeve dhe parimeve të tij të larta morale, si shembull i patriotizmit, trimërisë dhe vetëmohimit për vlerat universale e të gjithëkohëshme njerëzore.

Sipas Metës, Valenza është përjetësuar në kujtesën e kombit shqiptar si një nga figurat e rëndësishme dhe unike në epopenë e lavdishme të Luftës së Vlorës dhe ka hyrë në historinë e Shqipërisë me aktin e pashembullt dhe heroik të braktisjes vullnetarisht të radhëve të ushtrisë pushtuese, për t’u bashkuar me kryengritësit shqiptarë rreth vlerave të Lirisë dhe Atdhedashurisë.

Mesazhi i Metës:

Arbëreshi Giovanni Valenza është përjetësuar në kujtesën e kombit shqiptar si një nga figurat e rëndësishme dhe unike në epopenë e lavdishme të Luftës së Vlorës. Ai hyri në historinë e Shqipërisë me aktin e pashembullt dhe heroik të braktisjes vullnetarisht të radhëve të ushtrisë pushtuese, për t’u bashkuar me kryengritësit shqiptarë rreth vlerave të Lirisë dhe Atdhedashurisë, në luftën ndaj së keqes.

Për kontributin e Tij të çmuar në Luftën e Vlorës, pata sot nderin ta vlerësoja me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, me mirënjohje për besnikërinë ndaj gjakut të të parëve, bindjeve dhe parimeve të tij të larta morale, si shembull i patriotizmit, trimërisë dhe vetëmohimit për vlerat universale e të gjithëkohëshme njerëzore.

Po sot pata kënaqësinë të vlerësoja edhe dy figura të nderuara të Luftës së Vlorës, Dr.Ali Mihalin, mjekun e lindur në Prishtinën e dashur, i cili gjithë jetën e tij ia kushtoi çështjes shqiptare, duke u përfshirë në lëvizjen kombëtare në Vlorë si mjek i kryengritjeve, si edhe intelektualin e komandantin e një prej çetave më të spikatura në kësaj Lufte, Ali Spahiun, të lindur në Malind të Skraparit, vendlindjen e poetit tonë të madh Xhevair Spahiu.

Lexo edhe :  Minimatura/ 28 mijë nxënës testohen sot në Matematikë

Bashkimi i lebërve, toskëve, gegëve e të gjithë shqiptarëve në mbrojtjen e interesave kombëtare, integritetit territorial, Pavarësisë e Sovranitetit të Shqipërisë, të na udhëheqë për të kapërcyer çdo sfidë në rrugëtimin tonë si qytetarë të lirë drejt familjes europiane.??

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/3309255195787397

Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Elbasani, qyteti i festave tradicionale/ Bashkia promotore e jetës artistike

Nga ARTUR  AJAZI “Elbasani është qyteti i festave tradicionale dhe festivaleve, ndaj nuk ka munguar asnjëherë mbështetja jonë si bashki”....

Inaugurohet selia e re e Ambasadës Shqiptare në Vatikan

Ditën e sotme në Vatikan është inauguruar selia e re e Ambasadës së Shqipërisë. I pranishëm në këtë aktivitet ishte Ministri për Evropën dhe Punët...

Milionerë për pak orë/ Mijëra norvegjezë të bindur se fituan lotarinë

Që nga krijimi i saj në vitin 2012, Eurojackpot ka qenë mjaft i suksesshëm, veçanërisht në Skandinavi. Çdo javë shortet mbahen në Helsinki dhe çmimi më...

Botërori i radhës në dimër? Katari bëhet gati, FIFA shqyrton opsionet

FIFA po shqyrton mundësinë që edicioni i ardhshëm i FIFA Club World Cup të zhvillohet gjatë dimrit, një ndryshim që mund të shkaktojë trazira...

Motra e këngëtares së njohur konfirmon se do jetë banore e Big Brother Vip Albania

Motra e këngëtares së njohur, Enca, Uindi Haxhia, po hedh hapa të mëdha në karrierën e saj si opinioniste dhe moderatore. Uindi shprehu interesimin...

Lajme të tjera

Web TV