OFL vendos në sitë tre të dënuar për vjedhje me dhunë e vrasje për gjakmarrje

Operacioni Forca e Ligjit i ka kërkuar të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit të pasurisë tre të denuarve në Tiranë.

Eduart Ibrahimi, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë ” e kryer në bashkëpunim;

Bledar Kolbuçaj, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim;

 

Fatmir Avdillari, banues në Tiranë, dënuar për veprat penale “Vjedhja”, “Vjedhja me armë” dhe “Vrasja për gjakmarrje”.

Këta individë duhet t’u përgjigjen pyetjeve brenda 48 orëve dhe më pas përgjigjet do t’i’ dërgohen SPAK për veprime të mëtejshme./Jo.Be/Fjala.al