Përzgjedhja e kandidatëve, Yuri Kim letër krerëve të partive politike: Beni vetting

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja Kim i ka nisur një letër krerëve të partive politike në vend, Edi Ramës, Lulzim Bashës dhe Monika kryemadhit.

Ambasadorja e SHBA i ka kërkuar krerëve që të mbajnë përgjegjësi për pastërtinë e figurës së kandidatëve të ardhshëm për deputetë.

Ajo thotë se ata janë përgjegjës për të mbajtur jashtë listave persona të inkriminuar. Gjithashtu, të gjitha partitë sipas Yuri Kim, duhet t’i nënshtrohen procesit të Vetting.

Letra e ambasadores është dërguar, në vigjilje të nisjes së sezonit të ri politik, që është edhe viti i fundit i mandatit të dytë 4-vjeçar që mbahet nga kryeministri Edi Rama.

Diplomatja e SHBA shprehet se ligji i dekriminalizimit ka larguar nga bashkitë dhe Kuvendi zyrtarë të lartë, që kanë pasur probleme me drejtësinë.

Duke vlerësuar procesin e dekriminalizimit, Yuri Kim shprehet se SHBA do të vijojë të zbatojë sanksione ndaj zyrtarëve që janë përfshirë në vepra korruptive dhe kriminale./Jo.Be/fjala.al

Të fundit

A do ta mbajë premtimin e fushatës? Rama: Po, BE na ka hapur derën!

Në konferencën e përbashkët për media me presidentin e Këshillit Europian, António Costa, kryeministri Edi Rama u pyet nga...

“Nga i lindur në internim, në Parlament”, gazetari Erald Kapri po fiton mandatin

Gazetari dhe studiuesi i njohur Erald Kapri, ka mundur të triumfojë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, ku pritet të jetë pjesë e...

Pse fitoi Partia Socialiste? Belinda Balluku tregon sekretin e suksesit

“Partia Socialiste fitoi sepse zgjodhi njerëzit e duhur”. Kështu deklaroi nga Fieri drejtuesja politike Belinda Balluku në përfundim të procesit të numërimit të votave, shkruan...

Sherri në KZAZ e Kasharit, kush janë personat me të kaluar penale që u përfshinë

Pas sherrit me grushte në KZAZ-në nr. 30 në Yrshek, është identifikuar personi që ka goditur sekretarin e kësaj KZAZ-je. Bëhet fjalë për 26-vjeçarin Rei...

Rama i kërkon Starmer zgjidhje për shqiptarët e regjistruar si shtetas të Kosovës

Gjatë takimit të Nëntorit 2024 kryeministri Edi Rama u tha shqiptarëve në Londër se qeveria e tij do të hy në bisedime me palën...

Lajme të tjera

Web TV