Si të praktikoni teorinë e Ajnshtajnit në jetën e përditshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në ditët e sotme, disa njerëz e konsiderojnë kohën e shkuar joproduktive, pra sikur “nuk kanë bërë asgjë” por përvoja nga mendjet e mëdha vërtetojnë të kundërtën. Albert Ajnshtajnit i pëlqente të ëndërronte dhe imagjinonte duke krijuar teorinë e famshme të relativitetit. Charles Darwin gjithashtu praktikoi këtë metodë dhe përdori të ashtuquajturën “rrugën e të menduarit” për t’u zhytur në mendimet e tij dhe për të reflektuar.

Ajnshtajni doli me “eksperimentet e mendimit”. Për shembull, për teorinë e tij të përgjithshme të relativitetit, ai kreu eksperimente imagjinare që konsistonin në një person që binte nga njëri kat i shtëpisë duke përshpejtuar ashensorët. Teoritë e tij më të famshme, të cilat vendosën themelin e fizikës moderne, ishin vetëm një pjesë e imagjinatës së tij!

Lëre mendjen të hulumtojë. Mendoni dhe analizoni më shumë për jetën, qëllimet tuaja dhe përcaktoni planet tuaja për të ardhmen.

Pyesni veten gjatë gjithë kohës. Për disa njerëz, harxhimi i 2 orëve në Facebook duket normale, por të harxhosh dy orë duke reflektuar për veten ju duket e vështirë. Ju mund të merrni një stilolaps dhe një fletore dhe t’i përgjigjeni disa pyetjeve si: Cilat synime kam apo nuk kam arritur? A mund ta shpejtoj procesin e arritjes së qëllimeve të mia? A ndjehem i frymëzuar? ose Ku e shoh veten në 6 muajt e ardhshëm?

Shkoni për një shëtitje dhe shijoni natyrën. Një shëtitje vetëm në park është një mënyrë e shkëlqyeshme për të menduar plotësisht për gjërat për të cilat zakonisht nuk kemi kohë. Sipas një studimi, harxhimi i kohës në natyrë është gjithashtu i shkëlqyeshëm për shëndetin mendor të një personi, rrit krijimtarinë dhe rrit zgjidhjen e problemeve.

Shkruajini një letër vetes. Shkrimi i letrave është terapi mendore. Nëse i shkruani letra vetes ju shprehni mendimet dhe4 ndjenjat tuaja. Duhet të mendoni për të shkuarën dhe të ardhmen./St.Su/Fjala.al

Të fundit

Ilir Meta mbetet në burg sepse “intimidon dëshmitarët”

Ish-presidenti Ilir Meta do të vijojë qëndrojë në qelitë e paraburgimit 313. Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme Erjon Çela...

Kuvendi i Kosovës pret aktgjykimin e plotë për të rifilluar seancën

Kuvendi i Kosovës do të rifillojë të mblidhet për konstituuimin e tij pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me...

“Liverpool po tallet me Bayernin, i shiti një lojtar të mbaruar”

Dietmar Hamann ka kritikuar Bayern Munich për blerjen e Luis Diaz, duke shtuar se Liverpooli po ‘qesh’ me marrëveshjen. Ish-mesfushori gjerman Hamann, i cili ka...

Gramsh e Delvinë, banorët largohen drejt zonave të sigurta

Narta është zona më e prekur nga zjarret. Banorët janë detyruar të largohen nga banesat e tyre. Bashkë me vete kanë marrë edhe bagëtitë...

Delvinë, ndërhyn për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga italia

Pas situatës mjaft të rënduar në Delvinë, sot ka ndërhyrë për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga italia. Flakët në këtë zonë po përhapen me...

Lajme të tjera

Web TV