Skuadrat shqiptare nën tingujt e qindra mijëra e miliona eurove hedhin “valle” në kupat e Europës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Kosta Grillo, ekskluzive për gazetën “Fjala”

Ky sezon është më të vërtetë jo i duhuri përsa i përket të ardhurave të klubeve nga mungesa e tifozëve dhe shikuesve të cilët nuk i mbështesin dot ekipet e tyre të zemrës për shkak të Covid-it e pandemisë që ka pllakosur anembanë rruzullit…por ato klube që marrin pjesë në kupat e Europës pa diskutim që janë duke vallëzuar me qindrat, mijërat apo milionat e eurove që po përfitojnë nga pjesëmarrja por edhe nga rezultatet pozitive qe po arrijnë të paktën gjatë ndeshjeve të para eliminatore të këtyre kompeticioneve.

E para Tirana…që pasi eliminoi Dinamon e Tbilisit duke e mundur në shtëpinë e largët të kryeqytetit gjeorgjian 2-0 …por edhe me takimin pozitiv qe zhvilloi me C.Zvezden në Tiranë në “Air Albania” ku gjithsesi u mund 0-1, bardheblute gjithsesi zbriten në UEFA Europa League duke inkasuar 1.6 milionë euro një shifër shumë e madhe për të përforcuar nga ana financiare arkën e kampioneve të Shqipërisë…të cilëve fati vazhdoi tu buzëqeshë edhe ne shortin e hedhur të hënën në Nion të Zvicres…kalim të turit të 3 direkt pa zhvilluar ndeshje fare duke u hedhur ne raundin e 4 eliminator por edhe atë që quhet turi i “play off-it”…Tirana nëse kalon turin e 4 shkon në ndeshjet në grupe duke përsëritur suksesin e korçareve të Skënderbeut…që për hir të vërtetës deri më tani janë skuadra e vetme shqiptare që ka arritur këtë sukses të madh për futbollin  tonë…kështu që Tirana ka qenë e privilegjuara e këtij shorti…por ajo qe ja vlen është edhe fakti që bardheblute dhe presidenti Refik Halili do të përfitojnë edhe 280.000 Euro të tjera pa dashur të sforcohen apo të luajnë 90 minuta e më tepër në UEFA Europa League…kështu që Tirana sot ka rritur shifrat nga 1.600.000 në afërsisht 2 milion Euro (1.880.000 më saktë)…

Sigurisht që Tirana është skuadra që deri tani ka kapur shifrat rekord për këtë sezon dhe ketë rritje ekonomike, kampionet duket se kanë filluar ta tregojnë edhe në merkato kur vetëm dje paguan  50.000 Euro në arkën e Prishtinës për të marrë portierin e përfaqësueses së Kosovës Bekaj.  Ndërkohë që edhe Kukësi, Teuta apo Laçi po rrisin përfitimet e tyre ekonomike pasi kaluan turin e parë të kupës së UEFA Europa League…dhe ndërkohë po përgatiten të kalojnë edhe turin tjetër ku përfitimet priten të rriten…

Lexo edhe :  “Në zgjedhje nuk shkojmë për krushqi”/ Rama për Berishën: Si mund të zgjedhësh një gërmuq

Kukësi, Teuta e Laçi kanë përfituar deri më tani 500.000 Euro nga kalimi i turit…por nëse verilindorët kalojnë Volfsburgun, Kurbinasit Hapoel Bershevane apo djemtë e detit Granadën e Spanjës do të përfitojnë edhe nga 280.000 Euro të tjera pa llogaritur ato që kanë marrë apo do marrin nga të drejtat televizive…ashtu si edhe Tirana që psh: në 2 ndeshjet me Dinamo Tbilis apo Zvezdën fituan rreth 20.000 Euro nga shitja e të drejtave televizive

Në turin, ndeshjet e së cilës priten të luhen në 17 shtator më e privilegjuar do jetë Kukesi pasi ndeshja kundër Volfsburgut të Gjermanisë do të ketë shifra të mëdha përsa i përket shitjes së të drejtës televizive …e natyrisht me pak do të jenë ato të ndeshjes Teuta-Granada apo Laçi-Hapoel ber Sheva…sot 3 ekipet tona kanë arritur të mësojnë edhe kundërshtarët e mundshëm të ndeshjeve të turit të “play off-it” gjithmonë nëse kalojnë një herë turin e tanishëm…

Nëse Kukësi arrin të parakaloj ish-kampionet e Gjermanisë në 2005/2006 Volfsburgun atëherë gjërat do të jenë më të lehta për verilindorët të cilët përveç 280.000 eurove të përfituara nga eliminimi i ujqërve gjermanë do të tentojë të eliminojë edhe skuadrën e panjohur ukrainase FC Desna…

Kurbinasit e Laçit, skuadër e cila merr pjese rregullisht në kupat e Europes gjatë sezoneve të fundit nëse eliminon skuadrën e njohur të Hapoel ber Sheva ndaj të cilës do të marrë edhe një lloj revanshi nga eliminimi i vjetshëm…atëherë përballë ekipit të Cungut do te vihet fituesja e duelit britanik Colerein(Irland) me Motherwell (Skoci)…të dy këto skuadra nuk janë të frikshme për kurbinasit që do të tentojnë të futen në ndeshjet në grupe të UEFA Europa Leagues duke realizuar të papriturën më të madhe..

Djemtë e detit që ditën e hëne fituan edhe trofeun e dytë brenda një muaji (2 gusht Kupën e Republikës) duke fituar superkupën e Shqipërisë e në të dy takimet, prej tyre është bërë Tirana kampione…nëse durrsaket kalojnë skuadrën surprize të La Ligas Granadën e kuqe…djemtë e Edi Martinit do të ndeshen në “play off” me njërën prej fituesve të çiftit Lokomotiva  Tbilisit-Dinamo e Moskës…kur të dytët padyshim janë favorite….por që të arrijmë në fazën e “play off-it” duhet që të presim një here takimet e datës 17 shtator ku edhe shpresojmë që të jemi të suksesshëm ashtu si në ndeshjet e turit te sapoluajtur.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

A ka Papa Leo XIV ndonjë lidhje me presidentin Trump? Ja çfarë dihet

Zgjedhja e Robert Francis Prevost si Papa Leo XIV ka ngjallur entuziazëm në Shtetet e Bashkuara. Mediat italiane raportojnë...

KQZ ndalon reklamat elektorale pa emrin e subjektit politik

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka vendosur ndërprerjen e menjëhershme të transmetimit të të gjitha reklamave elektorale që nuk tregojnë qartë se cili...

Sot etapa e parë e “Giro d’Italia 2025”! Nga Durrësi në Elbasan e më pas në Tiranë

Sot zhvillohet etapa e parë e “Giro d’Italia 2025” që do të nisë nga qyteti i Durrësit, më pas në Elbasan dhe përfundon në Tiranë....

Cilat Parti kanë shanset më të Larta për të zbatuar Programet e tyre?

Nga EDUART GJOKUTAJ - Qendra ALTAX.al Analizë e Realizueshmërisë së Premtimeve Programore të Partive Politike në Shqipëri: Shanset për zbatim dhe përshtatshmëri me Realitetin Në një...

Shefi i inteligjencës holandeze: Po përgatitemi për një luftë të mundshme me Rusinë

Amsterdami po përgatitet për një konflikt të mundshëm të armatosur me Moskën – paralajmëron shefi i inteligjencës holandeze. Zëvendësadmirali Pieter Reesink, kreu i inteligjencës ushtarake...

Lajme të tjera

Web TV