Teuta, skuadra “anti-Tiranë” e këtij sezoni ose “Mos i jepni shumë Martini Egbosë!”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bardheblutë kanë fituar vetëm një 1 herë në 6 përballje, ndërsa kanë humbur dy trofe. Teuta është kthyer në makthin e Tiranës, teksa bardheblutë kanë fituar vetëm një 1 herë në 6 përballje, ndërsa kanë humbur dy trofe përballë durrsakëve. Në fakt, nga 27 gushti i 2019-ës, deri më 31 gushtin e 2020-ës, së këtij sezoni të stërzgjatur nga epidemia e virusit korona, bregdetarët dhe kryeqytetasit janë përballur 6 herë me njëri-tjetrin.

Teuta ka fituar të martën, për herë të parë në histori, trofeun e Superkupës së Shqipërisë, pas 3 dështimesh të mëparshme, por më tepër se aq, skuadra durrsake është konfirmuar si ekipi “anti-Tiranë” i këtij sezoni. Ndoshta bardheblutë mund të krenohen me fitimin e titullit këtë sezon, por, nëse ka një skuadër që i ka vënë ata në vështirësi, ajo është Teuta, sidomos për pjesën kur durrsakët i ka drejtuar trajneri shkodran, Edi Martini.

Në fakt, nga 27 gushti i 2019-ës, deri më 31 gushtin e 2020-ës, së këtij sezoni të stërzgjatur nga epidemia e virusit korona, bregdetarët dhe kryeqytetasit janë përballur 6 herë me njëri-tjetrin, me bardheblutë që kanë fituar vetëm njërin takim, atë të 2 shkurtit 2020, dy takime të tjera, të dyja në 2019-ës, u mbyllën në barazim 1-1 dhe 0-0, ndërsa 3 takimet e tjera janë fituar nga durrsakët.

Në fakt, kanë qenë 3 fitore domethënëse të 3 triumfet e Teutës, pasi ishte ajo që i shkaktoi Tiranës së drejtuar nga trajneri Emanuel Egbo humbjen e parë pas 17 ndeshjesh, duke e mundur mininamalisht në Durrës më 15 qershor 2020, në ndeshjen e fundit në kampionat.

Por, akoma më domethënëse ishin dy fitoret e tjera, ai triumf 2-0 në finalen e Kupës së Shqipërisë më 2 gusht, që i dha skuadrës durrsake të 5-tin trofe të veprimtarisë së dytë të futbollit në vend, por edhe ajo fitore 2-1, e arritur në përballjen e 31 gushtit në Superkupën e Shqipërisë, ku Teuta më në fund e bëri të vetin, në përpjekjen e saj të 4-t, edhe trofeun e 3-të të futbollit shqiptar.

Lexo edhe :  Partizani rikthen trajnerin serb në kampionatin shqiptar

Me pak fjalë, Teuta është kthyer në makthin e Tiranës e, ndoshta me të drejtën, në rrjetet sociale spikati batuta që ndërthurte emrat e dy trajnerëve: Mos i jepni shumë Martini Egbosë!

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

1990 – Iraku pushton Kuvajtin: Fillimi i Luftës së Gjirit

Më 2 gusht 1990, forcat irakiane nën urdhrat e presidentit Saddam Hussein pushtuan papritur Kuvajtin, një shtet i vogël...

Raporti final për 11 majin: Pati dy probleme madhore

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit nuk garantuan një garë plotësisht të barabartë dhe të ndershme mes forcave politike. Ky është konkluzioni i raportit përfundimtar...

Ish-CEO i Formula 1 Ecclestone sulmon Hamiltonin: “Të tërhiqet, po tallet me veten”

Bernie Ecclestone nuk përdor fjalë të buta për të analizuar momentin e vështirë të Lewis Hamiltonit. Gjatë një interviste për “Daily Mail”, ish-shefi i...

“Jemi bërë më pak konkurrues”: Stanley Donwood për krijimin e artit ikonik të Radiohead

Nga Alexis Petridis Në fillim të viteve ’90, Stanley Donwood ishte “pak i humbur pas universitetit”, duke autostopuar nëpër Britani dhe duke fituar pak para...

Detaje nga aksioni i SPAK, masë e re sigurie për Franc Çopjan dhe Ervin Çelajn

Këtë të premte, që në orët e para të mëngjesit, Prokuroria e Posaçme, (SPAK), ka kryer operacion në 3 qytete kryesore në vend, në...

Lajme të tjera

Web TV