E rëndë, 24-vjeçari humb jetën një ditë pas vdekjes së nënës së tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 24-vjeçar britanik është mbytur në ishullin grek turistik të Korfuzit. Ai nuk mundi të mbijetojë pavarësisht përpjekje të vëllait të tij për ta shpëtuar.

24-vjeçari ishte me pushime me vëllain dhe të dashurën e vëllait të tij kur ndodhi ngjarja pasditen e së martës.

Vëllai i tij pikasi të riun dhe u zhyt për ta shpëtuar, duke arritur ta tërhiqte nga uji por ai ishte pa ndjenja.

Pavarësisht nga përpjekjet e një mjeku lokal për ta shpëtuar atë, ai u shpall i vdekur që në vendin e ngjarjes, raporton media lokale. Më pas trupi i tij u dërgua me ambulancë në Spitalin e Korfuzit.

Vdekja e të riut erdhi vetëm një ditë pasi mamaja e tij u vra nga një helikë e skafit ndërsa ishte duke notuar./Er.Ke/Fjala.al/

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV