Kjo është një fotografi që publikohet për herë të parë. Është 23 qershor 1920 dhe në të janë fiksuar pjesëtarë të bandës frymore Vtara që po hyn në Vlorën e çliruar nga italianët. Dallohen qartë Aqif Përmeti dhe Thoma Nasi në krye duke u futur në qytet, ndërkohë të gjithë janë me veglat muzikore në duar dhe ky është momenti që krijohet dhe kompozohet kënga Vlora-Vlora.
Dëshmitari i asaj lufte Ago Agaj, në kujtimet e tij shkruan pёr efektin qё shkaktoi ardhja e Bandёs Kombёtare VATRA tek luftёtarёt:… pa le kur u dëgjua, që “Vatra e famshme”, kishte nisur nga Amerika një bandë muzikore të shquar për të ardhur në Drashovicë e për të marrë pjesë në luftë. Atëhere gëzimi i luftëtarëve u rrit dhe më shumё…..
Shkruan: Akademik Vasil S. Tole
Banda Kombёtare VATRA mori pjesë në Luftën e Vlorës jo thjesht e vetëm me pushkë, por me një instrument muzikor në dorë, i cili provoi se u shndërrua në “armën” e tyre më efikase për të mbështetur çlirimin e Vlorës. Ata shkuan nё Vlorё duke u nisur nga Korça dhe aktiviteti i parafundit i bandës “Vatra” në Korçë, përpara se të shkonin në Vlorë, ishe ai i datës 23 qershor 1920, i cili u organizua si protestë e hapur ndaj masakra vetë Italisë në Vlorë.
Thoma Nasi, drejtuesi i bandës kujton: …nuk kishim shumë kohë që ndodheshim në Korçë, kur në qershor të 1920 morëm një lajm alarmues nga forcat luftarake të Vlorës të cilat na kërkonin t’u shkonim për t’i ndihmuar të mbanin lart moralin ngaqë sapo kishin marrë Tepelenën e Drashovicën – kjo e fundit vetëm rreth 20 milje nga Vlora – dhe tani po luftonin kundër italianëve në kodrat përreth Vlorës.
Kronika e kohës jep këtë dinamikë të zhvillimit të ngjarjeve nё Korçё: … që m’ora 8 në mëngjes, zunë të mbyllen dyqanet dhe populli të mblidhet në boulevard e Shënt Gjergjit. M’ora 9 me flamur të zi në krye të shkrojtur mi te: PROTESTIM KONDRA MASAKRAVE T’ITALISË NË VLORË dhe me bandën Kombëtare “Vatra” vanë para shtëpisë së ish-Qeveritarit Delegat të këtushme, z.Cretin, i cili atere po hazëroheshe që të lërë Korçën.
Kur dolli Koloneli Cretin për të i purotomobillë që të shkojë, Banda “Vatra” atëherë i bie “Marseiëzës”, të cilën e mbuluan duartrokitjet dhe të thirurat rroftë Franca, rroftë Shqipëria. Si mbaroj Banda del Z. Llambi Lapi dhe mban fjalë dyke shpjeguar shkakun e metingut.
Thotë se, ky meting u mbajt, për të protestuar kondra masakrave t’Italisë në Vlorë dhe i lutet z. L Kolonelit Cretiu që të dërgojë këtë protestim, të cilin ja dhatë shkrojtur, ne Kryeministri Francës Z. Milerand. Si mbaroj fjalën Z. Lapi, Banda i bie “Himnit të Flamurit”, të cilin e mbulojnë duartrokitjet dhe të thirurat rroftë. Me të mbaruar Banda Himnin e Flamurit, z. L Kolonel Cretin shkoj për në Francë në mest të duartrokitjeve dhe të thirurat e popullit rroftë Franca rroftë Shqipëria, rroftë L Kolloneli Kretin.
Pas Korçёs, Faik Konica e përshkruan kështu këtë segment të udhëtimit të tyre: …. Në rrethet e Vlorës u bashkuan me kryengritësit heroikë që luftonin për çlirimin e vendit, edhe topat e italianëve për cuall në marshet e bandës me nota të forta, të përshkruara në kartë. Thoma Nasi thekson faktin se:…kjo luftë epike kishte tërhequr vëmendjen e të gjithë botës dhe midis korrespondentëve që mbulonin luftën, më i shquari ishte Edsel Mowreri Chicago Daily News dhe Washington Post. Dukej që të gjithë korrespondentët mbanin anën e shqiptarëve guximtarë, trimëria e të cilëve përshkruhej në njoftimet e përditshme.
Duhet përmendur se luftëtarët shqiptarë kishin hedhur gunat e tyre të leshta e të rënda mbi barrikadat e telave me gjëmba dhe kapërcenin mbi to për të terrorizuar italianët. Për më tepër, sapo që italianët i nisnin aeroplanët e tyre, shqiptarë ti rrëzonin shumë syresh. (Gazeta Dielli)
(Lexoje të plotë në Gazetën DIELLI)
Fotot: Banda VATRA./Bl.Ba/Fjala.al