Francë/ Shkollat hapin dyert për nxënësit, masa të rrepta anti-Covid

Mbi 12.4 milion nxënës në Francë janë rikthyer në shkollë.

Procesi mësimor ka nisur me kufizime të vendosura nga Covid-19  për të shmangur përhapjen e sëmundjes.

Ministri i Arsimit Jean-Michel Blanquer tha se qeveria ka marrë masa që viti të fillojë sa më normalisht të jetë e mundur.

Ai e konsideroi protokollin shëndetësor të miratuar nga ministria e Shëndetësisë “të thjeshtë dhe të qartë”.

“Mund të themi se protokolli është ndër më të rreptët në Evropë, që na lejon të fillojmë vitin sa më normalisht të jetë e mundur”, u shpreh ai gjatë vizitës në Mayenne, në Francën perëndimore.

Prindërit e fëmijëve të regjistruar në çerdhe kanë shoqëruar fëmijët e tyre në klasë ditën e parë të shkollës.

Këtë vit kërkohet që të shmangen sa më shumë kontaktet midis të rriturve./Er.Ke/Fjala.al