Modelja e parë armeniane e Gucci-t/ Kush është Armina, 23-vjeçarja që u ‘masakrua’ në rrjete sociale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë ditëve të fundit, është folur shumë për Armine Harutyunyan, një modele armene 23-vjeçare, e cila është masakruar në rrjet për shkak të pamjes së saj.

Marka e njohur Gucci e mori si modele në pasarelën e udhëhequr nga Alessandro Michele, por komentet në rrjete sociale nuk kishin të ndalur.

Gjatë fundjavës, modelja u bë shënjestër e fyerjeve e komenteve negative në lidhje me pamjen e saj fizike dhe madje edhe fotot e rreme në të cilat ajo është portretizuar duke bërë përshëndetjen Romake para Altare della Patria.

Armina ishte në Berlin për të dëgjuar bandën e saj të preferuar. Një muaj më vonë, ajo informohet se ishte zgjedhur për të qenë pjesë e shfaqjes së Gucci. Është modelja e parë armene që sfilon për brand-in luksoz.

Armina vjen nga një familje artistësh, prandaj thotë se preferon të pikturojë shpesh apo të merret me ilustrime dixhitale dhe dizajne grafike, të cilat janë edhe pjesë e punës së saj.

Gjithsesi, ajo është e hapur për të gjitha llojet e mediave dhe për modeling, të cilin nuk e ka braktisur edhe pas sfilatës së Gucci.

Por, për fatin e saj të keq, ajo u kthye në kryelajm botëror për pamjen e saj dhe na tregon edhe njëherë, se si rrjeti mund të të masakrojë dhe të shkatërrojë jetën./Sa.Ka/Fjala.al

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV