“Po ta dija çfarë bëhet këtu në spital, s’do isha shtruar kurrë,” zbardhet telefonata viktimës me fqinjin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një dëshmi tronditëse që tregon për gjendjen e rënduar psikologjike të pacientit 65-vjeçar, Hasan Mira nga Fullqeti i Klosit, i cili i dha fund jetës duke u vetëhedhur nga dritarja e katit të katërt në spitalin “Covid 2” publikohet në “BalkanWeb”.

Zbardhet biseda që vjehrri i deputetit socialist Gjetan Gjetani ka bërë një natë më parë me fqinjin e tij.

Ai i thotë se ka mundur të sigurojë telefonin përmes ryshfetit dhe se kishte 5 minuta kohë për të folur.

Gjatë bisedës shprehet i tronditur nga ajo që ka parë në këtë spital (pa e specifikuar) dhe shton se nuk do shtrohej kurrë nëse do ta dinte se çfarë po ndodhte aty.

Fqinji: Si je?

Hasan Mira: Jam më mirë, më duket se ja hodha ia hodha…

Fqinji: Si ke mundur të fusësh telefonin aty brenda?

Hasan Mira: Po me miqësi, kam paguar diçka…

Fqinji: Shyqyr që je mirë!

Hasan Mira: Po ta dija se çfarë bëhet në spital nuk do kisha ardh me u shtru…Shyqyr që jam mirë e mos ardhsha më në këtë vend! Po e mbyll telefonin se e mora për 5 minuta, nuk ma lënë më, më rri një person më vëzhgon tek koka tani që po flas.

Viktima mësohet se e kreu aktin e rëndë mbrëmjen e sotme, në gjendje të rënduar psikologjike.

Vetëm para dy ditësh ai kishte rezultuar i infektuar me Covid-19 dhe ishte shtruar në Sanatorium, nga ku dhe u vetëhodh.

Ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, por jo i intubuar. Ky është rasti i dytë kur një pacient me Covid i shtruar në Sanatorium i jep fund jetës.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Ushtroi dhunë ndaj të bijës 19-vjeçare, arrestohet nëna

Një nënë 38-vjeçare ka rënë në prangat e policisë së Fierit pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës...

GJKKO dënon me 1.4 vite burg ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro

GJKKO dënon ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro. Ai dënohet me 2 vite burg për tjetërsimin e një prone në plazhin e Livadhit, por për...

Veliaj: Asnjë shkelje në 2 vjet ministër dhe 10 vjet kryetar bashkie! Akuza ‘fletërrufe’

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, pasi u mor i pandehur nga SPAK, thotë se akuza ndaj tij është një copy paste me kërkesën e paraburgimit....

Orët luksoze të Keanu Reeves-it gjenden në Kili, autoritetet ia dorëzojnë FBI-së

Gjashtë orë luksoze, me vlerë totale prej 125,000 dollarësh, të cilat i ishin vjedhur aktorit kanadez Keanu Reeves në dhjetor të vitit 2023, i...

Betohen në KLP 26 prokurorët e rinj! Çela: Do ndjeni vështirësi në shpatullat tuaja

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot ceremoninë e betimit për 26 prokurorët e rinj që do të bëhen pjesë e sistemit të drejtësisë...

Lajme të tjera

Web TV