Shënohet vetëvrasja e dytë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, humb jetën 65-vjeçari me Covid-19

Hidhet nga kati i katërt i spitalit “Shefqet Ndroqi” një tjetër pacient me Covid-19. Pacienti 65-vjeç ishte në gjendje të rëndë por jo i intubuar.

65-vjeçari ishte i shtruar prej dy ditësh në spital. Kjo ngjarje e rëndë është e përsëritur pasi në 13 gusht një 29 vjeçar u vetëhodh nga kati i tretë i këtij spitali.

65-vjeçari që u vetëhodh është identifikuar me inicialet M.H./Jo.Be/Fjala.al