Tani dy fjalë Rezartës që lahet në vaskë gjaku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Skerdjan Dhuli

Që ti je nuse në familjen më kriminale të Shqipërisë, për këtë nuk ka dyshim as malet, fushat, lumenjtë, gurët, drurët, derrat, ujqit, çakejtë, lepujt, e çdo sekt i gjallë e i vdekur ne Shqipëri.
Që ti e adhuron qenien kriminale të familjes tënde, as për këtë nuk ka kush dyshime. Unë të paktën jo. Kurrë.
E vetmja që kemi dyshim është pyetja: Në vend të shpirtit, çfarë keni ?
Në vend të zemrës, çfarë ju pulson ?
Unë e di, por shumica e shqiptarëve JO.
Unë e di, që shtëpia juaj është si oda e fundit të ferrit, aq e thellë sa edhe dreqi vetë, kur shkon deri në fund, përton të dalë.

Tani dy fjalë mbi Enverin tënd.
Dëgjo Rezartë. Enveri yt, që të mungon fizikisht por e ke në gjak e në shtëpi si hije, është monstra më e madhe mbi faqen e tokës qysh se kjo tokë merr ajër, sheh diell e erret e gdhihet.
Enveri yt, që nuk e di pse të merr malli kur e ke në gjak e zemër (ose në atë qe ju zëvendëson zemrën, se unë besoj që nuk keni) ka vrarë, masakruar, torturuar, prerë kokë këmbë e duar, lënë pa vend varri, humbur pa nam e nishan përrenjve dhe gropave që hepeshin posaçërisht që të hanin si pompë thithëse viktimat tuaja, hiç më pak se 6000 shqiptarë.
Unë e di që ti do doje të laheshe në vaskë me gjakun e tyre.
Unë e di që ti do lumturoheshe e do hapje shampanjë kur vaska të të mbushej me gjak e ai të fillonte te derdhej anës saj ku ti të hapje shampanjën e të trokisje gotën e shtrenjtë me të gjallët shkaktar të kësaj masakre.
E di që ti me urrejtjen që ke ndaj atyre që janë gjallë nga armiqtë e pushtetit të familjes tënde kriminale e gjakatare do doje që kokat tëna t’i shihje të prera në bulevard dhe Ti e Enveri në këmbë që shkelni mbi ne.
Por këtë nuk e arrini dot.

Lexo edhe :  Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet!

E di ti Rezartë që Enveri yt masakroi nëpër kampe përqëndrimi mbi 7 mijë shqiptarë të internuar dhe trupat e tyre nuk kanë vend varri ?
Ti me siguri e di, por thua urrejtshëm nëpër shtëpi “si nuk ju vrau të gjithëve…”

E di që ka fëmijë që nuk e kanë njohur babanë ?
Sigurisht që e di, por ti thua me vete “pse nuk vranë dhe fëmijën si babanë…”
Nuk të bën përshtypje që ke fëmijë vetë, sepse ne në dallim nga ti, nuk hakmerremi tek fëmijët.

E meqë jemi tek hakmarrja o Rezartë, i kam nja dy meraqe.
Ti, nga muret e shtëpisë kriminale të familjes më gjakatare që ka parë Europa, gëzoju një fakti.
Atij faktit që NE, kur ju thyet qafën politikisht, nuk u lëshuam në bllok e t’ju kishim bërë hi, që në atë lagje të mos këndonte as qyqja.
Nuk e bënim dot ? E sigurt që po.
Nuk e bëmë thjeshtë se nuk donim të bëheshim si ju, por koha tregoi se ishte gabimi më i rëndë në histori.

Gëzojuni edhe një fakti tjetër.
Ne nuk e bëmë kurrë një ligj që ndalonte propagandën e familjes tënde kriminale dhe ideologjisë tuaj.
Ne nuk ju ndaluam me ligj as mediave të mos ju jepnin zë juve që keni gjak krimi e që sërish jeni gati të laheni në vaskë me gjakun tonë.

Dhe meqë do e mbyll, po të them atë që do thoshte tani cilido që kërcënoni ju: Do na hani munë.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Marrëveshja për Gazën, Trump lajmëron një tjetër takim me Netanyahun

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka deklaruar se do të takohet përsëri me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu sonte në...

1982 – Avioni Pan Am 759, rrëzohet në Kenner, të Luizianës, vriten të 153 vetë

8 korrik 1982 – Një nga tragjeditë më të rënda ajrore në historinë e SHBA-ve ndodhi kur fluturimi Pan Am 759, një avion civil...

‘Reforma në drejtësi, e deformuar’, Çupi: Berisha, përfaqësues i korrupsionit

Analisti Frrok Çupi komentoi zhvillimet e fundit sa i takon togave të zeza dhe eksponentëve të politikës përpara saj. Çupi komentoi se Berisha është...

Sllovenia zbardhet nga bora në mes të verës

Temperaturat në Slloveni kanë rënë në atë nivel të ulët sa majat më të larta të vendit të përjetojnë borën e korrikut. Bora ka rënë...

Gjikondi: Berisha nuk zhgënjen kurrë! Është njeriu më antishtet dhe antiligj në Shqipëri

Avokatja Brizida Gjikondi, e ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar çështjen gjyqësore ndaj Ervin Salianjit, duke e cilësuar si një...

Lajme të tjera

Web TV