Aktori Dwayne Johnson dhe familja e tij rezultojnë pozitivë me Co*id-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga yjet më të rëndësishëm në Hollywood,  Dwayne “The Rock” Johnson, zbuloi këtë të enjte se gruaja e tij, dy vajzat e tij dhe ai vetë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

“Unë mund t’ju them se kjo ka qenë një nga ngjarjet më të vështira dhe sfiduese,” tha Johnson në një video të postuar në llogarinë e tij në Instagram.

“Do të doja të isha i vetmi pozitiv, por nuk ishte ashtu, ishte e gjithë familja ime, kështu që ishte një goditje e rëndë. Por jam i lumtur t’ju them se po ecim mirë. Jemi mirë me shëndet. Kemi kapërcyer Covid-19 dhe jemi më të fortë dhe më të shëndetshëm ”, siguroi ai.

Johnson nëpërmjet klipit, kujtoi masat themelore të parandalimit kundër koronavirusit të cilat duhet t’i përdorim të gjithë.

“Nuk ka asnjë lidhje me politikën. Vendosni maskën. Është  gjëja e duhur për të bërë dhe është përgjegjësi, ”tha ai.

Johnson planifikoi të publikojë këtë vit një film Disney por për shkak të pandemisë së koronavirusit, dalja e këtij viti u vonua.

Përveç kësaj, aktori do të prezantojë pas pak kohësh filmin aksion “Red Notice” në Netflix./Er.Ke/Fjala.al/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @dwaynejohnsonb on

Të fundit

Shkeli rregullat, bllokohet jet ski me 7 persona në bord në Tushemisht

Shërbimet e Policisë Kufitare të Tushemishtit kapën dhe bllokuan një mjet lundrues me 7 persona në bord, të cilët...

Pensionet me Greqinë, Shqipëria ka gati draftin për marrëveshje

Shqipëria ka bërë gati draft-marrëveshjen dhe grupin negoicator për njohjen e pensioneve me Greqinë. “Jemi në pritje të vullnetit veçanërisht politik nga pala greke për...

Lefter Maliqi paralajmëron: Opozita do të nisë protesta pa ndalim

Ish-deputeti Lefter Maliqi ka deklaruar në një intervistë për News24 se opozita po përgatitet për një sezon të ri politik, që pritet të jetë...

Velipojë/ Dallgët rrezikuan jetën e tre personave, ndërhyn policia

Policia e Velipojës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, ka shpëtuar tre persona që rrezikonin të mbyteshin në det. Sipas njoftimit të policisë, tre pushuesit kishin...

Shqiptarët refuzojnë të bëjnë dasmë! Pse po ndodh ky fenomen?

Shqiptarët po martohen më pak e rrjedhimisht po bëjnë më pak dasma. Kjo traditë e vjetër po shuhet ngadalë. E kundërta po ndodh me...

Lajme të tjera

Web TV