Braçe mesazh për Kryemadhin: Besimin e ke luks, pushteti nuk është para

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zv.kryeministri i vendit, Erion Braçe, i është përgjigjur përmes një reagimi të gjatë kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhit për koronavirusin.

Kryemadhi vazhdimisht ka ngritur dyshime për ekzistencën e COVID-19, ndërsa Braçe, duke bërë një paralelizëm në besim, i kujton Kryemadhit Vatikanin, aty ku rregullat anti-COVID zbatohen me përpikmëri.

Mesazhi i Braçes

Fuqia e shembullit qe duhet ndjekur! Virusi nuk ka ikur! Fuqia e tij nuk eshte zbehur! Transmetueshmeria nuk ka limite! Beteja vijon!

Provojme te jetojme, punojme duke u pershtatur me te! Shihni shembullin ne respektimin e rregullave ne betejen kunder virusit; Shihni shembullin e modestise nga ku duket se pushtet nuk eshte makina e luksit, hapja e mbyllja e deres nga te tjeret!

Kam pare e degjuar keto 7 dite, udheheqes e udheheqese qe sfidojne rregulla e ligje ne betejen kunder virusit duke ju referuar Zotit, besimit ne te, vullnetit te tij, madje duke bere si Zot;

Aq banalisht e bejne kete sa kujtojne se kjo bote eshte e vogel dhe e mbyllur maj nje mali, teneqeve te luksit te nje makine, mureve prej parash te nje shtepie! Fuqia e shembullit te keq i ben te dukshem!

Por, urdheroni shembullin e mire nga Vatikani dhe udheheqesi i nje shumesie pafund besimtaresh; Distance fizike, maske edhe pse jashte ne ajer, kontakt me berryl e pa takuar duart, fjale e ngrohte e thirrje per te qendruar te bashkuar deri ne fund per te dale me mire nga kjo krize; ne fund, nje makine e vogel e zakonshme deren e se ciles e hap dhe e mbyll vete nje pape!

Ky eshte pushteti i se mires, modesti e barazi, pozitivitet e fjale e mire, nen rregulla si gjithkush!

Kush si ben dot keto por shan, mallkon, shpif, sfidon, refuzon, rrezikon te tjere me gjithe sa ben apo nxit te bejne, me keq-vjedh e fuqi i jep hajdutit e kriminelit, e ka si bizhu luksi besimin, e fyen sa here e permend Zotin!

Lexo edhe :  Turistët në Krujë/ Mbi 1.3 milion vizitorë në Muzeun Historik dhe atë Etnografik

Mbaje masken ne cdo ambjent publik, ambjent te mbyllur, mbaj distancen e sigurise, laj ose dizinfekto duart, jeto jeten me gjithe ngjyrat e saj.

Ka.Li/fjala.al

Të fundit

“A ka elitë PD-ja? Mos u fshihni pas gishtit! Kjo parti ka rënë në hall”

Kriza në Partinë Demokratike sa vjen edhe thellohet, teksa zërat kritikë që kërkojnë hapjen e saj dhe reformimin, po...

Çfarë përfiton Georgina Rodriguez nga martesa me Ronaldon? Zbulohet kontrata

Cristiano Ronaldo do i jap fund beqarisë duke u martuar me bashkëshorten e tij, Georgina Rodriguez. Mediet në Portugali kanë zbuluar se çifti ka...

Shoku i tij shqiptar u vra në Belgjikë, Van Damme shpreh ngushëllimet

Aktori i njohur Jean Claude Van Damme ka shprehur hidhërimin e tij për vrasjen e Ndue Mylyshit disa ditë më parë në Belgjikë. Në...

Të rinjtë shqiptarë nuk po ndjekin pasionet, duan degë me fitime të mëdha

Për të dytin vit radhazi, degët e informatikës dhe inxhinieritë janë programet më të kërkuara nga të rinjtë për të vijuar studimet e larta...

Çfarë po bën një elefant albino i varrosur në Vatikan?

Elefanti Albino i Vatikanit – Historia e Hanonit Një dhuratë mbretërore për Papën Në vitin 1514, Papa i ri Leoni X (nga familja e fuqishme...

Lajme të tjera

Web TV