Faza e dytë e regjistrimit në Akademinë e Forcave të Armatosura, Xhaçka: Karrierë e sigurtë

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka bërë një thirrje për gjithë të rinjtë për t’u bërë pjesë e Akademisë së Forcave të Armatosura.

Ministrja Xhaçka shprehet se Akademia e Forcave të Armatosura është një zgjidhje për të rinjtë si për studimin dhe për punësimin.

Për të gjithë të rinjtë që nuk mundën të kapnin fazën e parë, ka një fazë të dytë ka shkruar ministrja në facebook.

Dilemat më të mëdha të të rinjve sot janë studimet dhe punësimi. Zgjidhni Akademinë e Forcave të Armatosura dhe i keni zgjidhur të dyja. Nëse nuk e shfrytëzuat në fazën e parë, keni mundësi ta bëni tani. Akademia e Forcave të Armatosura ofron ndihmë të jashtëzakonshme gjatë studimeve dhe karrierë të sigurt pas përfundimit të tyre,” shkruan Xhaçka./Jo.Be/Fjala.al