Feston ditëlindjen mes të prekurve nga virusi, e motra i bën dedikimin prekës

Infermiere me veshje mbrojtese e maska duke ecur ne oborrin e e Sherbimit Infektiv ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza, QSUT, i cili eshte kthyer ne karantine. Deri tani jane konfirmuar 197 raste me koronavirus ne Shqiperi, nder te cilet 10 kane nderruar jete dhe 33 prej tyre jane sheruar. /r/n/r/nNurses wear protecting gear while walking at the Infectious Diseases Ward at Mother Teresa University Hospital Center, QSUT, which has been turned into quarantine. So far, 197 cases of coronavirus have been confirmed in Albania, of which 10 have died and 33 have recovered.

Mjekët, infermierët dhe gjithë personeli mjekësor janë më të rrezikuarit në përballjen me COVID-19 pasi janë në kontakt të drejtëpërdrejtë me prekurit nga virusi.

Bluzat e bardha kanë marrë vlerësimin maksimal dhe mirënjohje për përkushtimin që po tregojnë  ndaj pacientëve të prekur me koronavirus dhe “vetësakrifikimin” që po tregojnë.

Por të vështira janë dhe përjetimet e familjarëve të tyre duke ditur se kanë lënë në me të një “lufte të ashpër” njerëzit e tyre të zemrës.

Në rrjetet sociale ka patur një solidaritet të jashtëzakonshëm për të mbështetur personelin mjekësor dhe punën e tyre të palodhshme në këtë periudhë të vështirë për të gjithe ne.

Valbona Duri është motra e njërës prej mjekeve që po punon fort në vijën e parë me koronavirusin.

Në ditën e ditëlindjes së saj e Duri ka vendosur ti bëjë një urim të veçantë të motrës, Xhina Pelushi,  e cila është është duke dhënë kontributin e saj të paçmuar në luftën kundër COVID.

“Nëpërmjet këtij statusi urimi për ty,uroj të gjithë personelin e shëndetësisë të klinikës ku ti punon tashmë prej vitesh, por të gjithë mantelbardhëve të Shqipërisë: I paçi BEKIME gjithë përkushtimin tuaj, edhe pse pa vëmendjen e duhur që ju meritoni, pa kushtet e duhura, krahasuar me kolegët tuaj europianë, ju vazhdoni të palodhur punën tuaj ndaj ndaj njerëzve. GËZUAR ZEMRA E MOTRËS” shprehet Duri në një postim në rrjetet sociale.

Postimi i plotë