Helmimi i opozitarit rus, Gjermania ashpërson tonin kundër Putin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deklaratë e ashpër e qeverisë gjermane, vetë kancelarja Merkel flet për “përpjekje për vrasje me helmim”. Helmimi i opozitarit rus, Aleksej Navalny bën që qeveria gjermane të ashpërsojë masivisht tonin kundër Putinit.

Reagimi gjerman nuk kishte si të ishte më i vendosur: Që kur opozitari rus, Aleksej Navalny po trajtohet nga 22 gushti në spitalin e Berliner Charite, rrinte pezull pyetja, nëse dhe kur, e para së gjithash si do të reagonte qeveria gjermane ndaj sinjaleve të qarta për helmim të kritikut të regjimit rus. U fol për shumë zemërim, por një ton i ashpër me qeverinë ruse nuk ishte përdorur as nga kancelarja dhe as nga ministri i Jashtëm gjerman. Tani gjërat ndryshuan.

Në fillim u publikua një deklaratë shtypi e qartë dhe e prerë e qeverisë gjermane, ku thuhet, se helmimi është provuar tanimë “pa asnjë dyshim”.

Pastaj para shtypit doli ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas dhe ministrja e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer, ambasadori rus u ftua në “takim urgjent”.

Kupa u mbush

Për ambasadorin rus nuk u përdor fjala “u thirr”, forma më e ashpër e zemërimit diplomatik kështu mënjanohet. Por kjo është vetëm një nuancë, asgjë më shumë. Në fund del vetë kancelarja Merkel para shtypit për të shprehur zemërimin e saj ndaj Rusisë. Dhe flet për një “përpjekje për vrasje me helmim”. Më e qartë se kaq nuk mund të ishte qeveria gjermane, pas gjithë atyre zhvillimeve të së shkuarës, si aneksimi i Krimesë, përndjekja e opozitarëve deri në Gjermani, fushata dezinformimi të Moskës, me Navalnyn kupa u mbush. Edhe deklarata e mjekëve të Navalnyt është një tregues më shumë, sipas mjekëve, gjendja e Navalnyt është si edhe më parë serioze, ai duhet të mbahet në frymëmarrje artificiale dhe nevojitet një trajtim i gjatë. Nga brenda qeveria gjermane do dijë më shumë detaje, detaje të tmerrshme. Vështirë se mund të përfytyrohet diçka më e tmerrshme, se helmimi me një helm ushtarak.

Lexo edhe :  Akulli 1.5 milionë vjeçar që pritet të zbulojë sekretet e klimës së Tokës

Jens Thurau
Nëse kjo nuk është vetëm një formë sipërore e zemërimit, qeveria gjermane duhet tani të angazhohet brenda Bashkimit Europian për hapa të qartë kundër Rusisë. Moska duhet të flasë hapur dhe qartë, më në fund të angazhohet vërtet në zbardhjen e atentatit ndaj Navalnyt. Nëse kjo nuk bëhet, duhet të ndodhë diçka tjetër, ajo që të vjen ndërmend menjëherë janë sanksionet e reja.

Si reagon Putini?

Qeveria gjermane i hyn me këtë një rreziku. Nuk dihet, se çfarë bën presidenti Putin, kur ai vendoset nën presion – në Bjellorusi, në Siri, kudo ku po manifestohet gjithnjë e më qartë pretendimi i Moskës. Por nëse për Gjermaninë, nëse për Europën vlejnë ende diçka ato vlera të lirisë aq të ngritura në piedestal, atëherë ky reagim i ashpër është i nevojshëm. Ditët dhe javët e ardhshme do të tregojnë, se cilat do të jenë pasojat. DW/Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Prapaskena e videos virale në koncertin e Coldplay

CEO i Privateer Rum, Andrew Cabot, ndodhej në një udhëtim pune kur gruaja e tij, Kristin Cabot, u kap...

Sherri Shabani-Lapaj, Mërtiri: Përçarja nuk do të thotë se s’ka ideale.

Analisti Ergys Mërtiri komentoi për ‘Real Story’ përçarjen brenda lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’ mes Lapajt dhe Shabanit. Mërtiri tha se debatet brenda kësaj partie vijnë...

E vërteta që rrodhi: WikiLeaks dhe dosja e fshehtë e Afganistanit

Më 25 korrik 2010, bota zuri frymën. WikiLeaks, platforma e themeluar nga Julian Assange, publikoi më shumë se 75 mijë dokumente sekrete ushtarake që...

Alarm në Itali nga virusi i Nilit Perëndimor, 32 raste dhe dy të vdekur

Italia ka konfirmuar 32 raste të infektimit me virusin e Nilit Perëndimor dhe dy viktima që nga fillimi i vitit 2025, në një kohë...

Spahiu: Rithemelimi i PD është i vetmi në histori që nuk u rikthye asnjë themelues

Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se në rithemelimin e PD nuk u rikthye asnjë themelues i kësaj partie. Teksa u ndal tek zgjedhjet e 11 majit, ai...

Lajme të tjera

Web TV