“Kemi bërë një hap të madh” deklarata e Hotit pas takimit në Shtëpinë e Bardhë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë përfunduar takimin e tyre në Shtëpinë e Bardhë.

Hoti deklaroi për mediat se nesër pritet të finalizohet diskutimi që kanë pasur delegacionet e shteteve gjatë dialogut në Uashington.

“Jemi takuar me O’brien dhe Grenell. Kishim një takim me presidentin serb gjithashtu. Nesër presim të finalizojmë këtë diskutim që patëm sot”, është shprehur Hoti.

Më tej Hoti u shpreh i bindur se nuk ka marrëveshje të dëmshme që propozohet nga Shtëpia e Bardhë.
“Një gjë mund t’iu them që marrëveshje të dëmshme dhe të papranueshme asnjëherë nuk kanë ardhur dhe nuk do të vijnë nga Shtëpia e Bardhë”, ka thënë Hoti.

“E kemi bërë një progres në çështjet ekonomike dhe kemi bërë një hap të madh”.

Gjithashtu, Hoti deklaroi se nuk është shtruar e as nuk do të shtrohet në tavolinë çështja e diskutimit të territoreve. “As nuk është shtruar e as nuk do të shtrohet në tavolinë çështja e shkëmbimit të territoreve”, ka thënë Hoti. “Ju nesër do të shihni marrëveshjen sepse kështu është diskutuar”, shtoi Hoti.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Zjarri në fshatin Senicë, digjen banesa dhe kisha në fshat

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë disa banesa në fshatin Senicë të Sarandës. Raportohet për rreth 10 banesa të...

Deputetët e Kosovës nuk i tremb Kushtetuesja, s’ka konstituim për herë të 52-të

Kuvendi dështoi të konstituohet edhe në përpjekjen e 52. Seanca u ndërpre sërish në pikën e votimit për ngritjen e komisionit për mbikëqyrjen e...

Nuk na u ndanë bidonët nga supet, gjirokastritët në radhë për ujë

"Cesma e Vidhajt “ në Gjerbës të Mallakastrës është i vetmi burim natyror furnizimi me ujë për 120 familjet e këtij fshati. Edhe pse të...

Izraeli lejon vendet e huaja të dërgojnë ndihma nga ajri në Gaza

Izraeli do të lejojë që ndihma humanitare të hidhet nga ajri për banorët e Gazës nga vendet e huaja, raportoi radioja ushtarake. Masa do të...

Transformimi i pabesueshëm i “Boratit”, pamje e befasishme!

Sacha Baron Cohen, i njohur për rolet e tij komike si Borat, Ali G dhe Brüno, është kthyer së fundmi në vëmendjen e publikut,...

Lajme të tjera

Web TV