Meta: Qytetarët të informohen si ka vepruar qeveria gjatë pandemisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një mesazh për qytetarët dhe qeverinë është dhënë sot nga Presidenti i Republikës Ilir Meta  duke kujtuar se sot bëhen 67 vite nga hyrja në fuqi e Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive themelore.

Përmes një postim në “Facebook”, Meta shkruan se pandemia COVID-19 ishte dhe mbetet një test për çdo vend, që të garantojë maksimalisht liritë e të drejtat për shtetasit e vet, madje edhe në rastet e fatkeqësive natyrore.

Kreu i Shtetit thekson se 24 vite pas bërjes palë të kësaj Konvente në vendin tonë, Shqipëria ka nevojë për një analizë serioze për të vlerësuar masën në të cilën të drejtat dhe standardet demokratike që cakton KEDNJ janë garantuar për shtetasit e saj duke kërkuar transparencë për masat e vendosura gjatë pandemisë.

MESAZHI I PRESIDENTIT META
Sot bëhen 67 vite nga hyrja në fuqi e Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore.
KEDNJ solli një perceptim të ri për këto të drejta dhe i dha hov zhvillimeve demokratike në hapësirën europiane.
Kjo Konventë e rëndësishme orientoi zhvillimet demokratike edhe në Shqipërinë post-komuniste.
E ratifikuar në vitin 1996, ajo u integrua në tekstin Kushtetues që u miratua me referendum në vitin 1998.
KEDNJ përforcoi të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.
Bashkë me Kushtetutën ato përcaktojnë bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit tonë në raport më të drejtat e njeriut.
Pandemia COVID-19 ishte dhe mbetet një test për çdo vend, që të garantojë maksimalisht liritë e të drejtat për shtetasit e vet, madje edhe në rastet e fatkeqësive natyrore.
Në këtë test po kalon edhe Shqipëria.
Sot, 24 vite pas bërjes palë të kësaj Konvente, Shqipëria ka nevojë për një analizë serioze për të vlerësuar masën në të cilën të drejtat dhe standardet demokratike që cakton KEDNJ janë garantuar për shtetasit e saj.
Në këtë ditë me rëndësi të veçantë, dua të sjell në vëmendje të të gjithëve se, përveç kujdesit dhe trajtimit shëndetësor të denjë ndaj qytetarëve, ligjshmëria, nevoja, proporcionaliteti dhe mosdiskriminimi – janë testet që duhet të përsëriten çdo ditë nga organet shtetërore për secilën masë kufizuese që po na shoqëron në përditshmërinë tonë në luftën kundër COVID-19.
Ndërsa transparenca mbi motivet e caktimit të këtyre masave është pasqyra para së cilës duhet të dalë Qeveria për të reflektuar.
Qytetarët kanë të drejtë të informohen se si ka vepruar Qeveria e tyre përgjatë kësaj periudhe të vështirë dhe se sa të mbështetura në Kushtetutë dhe Konventë janë vendosur dhe zbatuar këto masa kufizuese përgjatë gjithë kësaj kohe.
Nëse nuk ka transparencë, çdo gjë shuhet dhe bie në errësirën e së keqes.
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, janë të patjetërsueshme, të panegociueshme, e të pacënueshme! ??

Lexo edhe :  Takimi i Ramës me punonjësit e bashkisë, Celibashi rrëzon ankimimin e PD-së

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Pse u janë qepur të gjithë pensionistëve?

Ylli Pata Si në këtë fushatë, nuk pa pasur asnjëherë kaq vëmendje nga politikanët armata e votuesve pensionistë. Përveç Edi Ramës...

PD sulmon ‘Giro D’Italia’ dhe Silvinjon: Po harxhohen 7 mln euro për një tur biçikletash!

Partia Demokratike prezantoi sot edhe programin elektoral për sportet, ku pikat kryesore që u deklaruan edhe nga kreu i saj Sali Berisha, ishin zhbërja e...

Atletico Madrid dhe Barcelona startojë me lojtarët më të mirë, formacionet zyrtare

Atletco Madrid pret Barcelonën për përballjen e dytë që zhvillohet në Kupën e Mbretit. Dueli i parë mes dy skuadrave kishte përfunduar 4-4, ndërsa sonte...

Spektakël i garantuar në derbin e Madoninës, formacionet zyrtare të sfidës Milan-Inter

Milani pret Interin në orën 21:00. Derbi i Milanos është i pari i vlefshëm për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Përballjet e këtij sezoni i kanë...

Bledi Çuçi në Vlorë: Oferta e PD në këtë qytet është Saliu i ’97-ës dhe Bujari i 2005-ës!

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Vlorën, Bledi Çuçi, zhvilloi një takim me anëtarë dhe simptatizantë të PS në Rajonin 5 në Vlorë. Gjatë takimit...

Lajme të tjera

Web TV