Rama kujton aktorin e njohur: Gjynah, jetoi kur jeta shqiptare ishte bardhezi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar këtë të enjte aktorin Ndrek Luca, në përvjetorin e tij të lindjes. Mes të tjerash, kryeministri thekson se “aktorit i qëlloi të jetonte kur jeta shqiptare ishte bardhezi dhe artistët ishin gurë në lojën e paracaktuar të asaj jete”.

Megjithatë, vijon Rama, rolet e Ndrek Lucës ngjajnë sot e gjithë ditën si shkëlqimet xixëlluese mbi atë mushamanë e zezë në anijen e një kohe të vdekur.

Mesazhi i Ramës:

HOMAZH

NDREK LUCA hyn tek korifejtë e kinemasë sonë, prej kohës kur bardhezi ishte jeta jo vetëm filmat, e kur edhe ne spektatorët ishim të gjithë në role të paracaktuara, të bardhët dhe të zinjtë.

Qysh në lindje ishim njerëz brenda kuadrateve të shtëpive njësoj dhe figura jashtë kuadratit të shtëpisë, ku luhej përditë një shah allasoj, që kishte një parim të thjeshtë, të bardhët fitonin dhe të zinjtë humbnin. Njerëz me botën tonë të brendshme dhe ushtarë, kuaj, oficerë, në sytë e botës jashtë nesh.

Filmat bëheshin për të na kujtuar kuadratin, në errësirën e kinemasë ku asnjë prej nesh nuk dukej, njësoj si bota jonë e brendshme, po ku syri që na kontrollonte kudo të gjithëve fuste në të, në brendësinë e mendjes e të shpirtit tonë, dritën e tij diktuese, formuese, hetuese, përmes lojës me historitë, personazhet, aktorët e paguar nga shteti për të argëtuar e farkëtuar ushtarët e vet.

Loja funksiononte, kinematë ishin plot, filmat ecnin shumë dhe kur erdhën edhe televizorët “Iliria”, ca si dollapë me sy xhami ose sy xhami si dollap, e diela u bë si dita e mezipritshme e dollapit që hapej e na fuste në shtëpi aktorët.

Ndrek Luca ishte mes tyre njëri ndër më tërheqësit, sidomos kur luante të zinjtë, sepse gati-gati fitonte dhe megjithëse e dinim që s’kishte asnjë shans, prapësprapë na fuste ankthin. Dhe kur e shihnim me të bardhët ishte lehtësim i madh, njësoj si kur një lojtar i madh me skuadrën kundërshtare që të ka nxirë jetën, vjen e luan për skuadrën tënde.

Lexo edhe :  Korrupsion aktiv në zgjedhje/ SPAK dhe policia e Kukësit shpallin në kërkim 2 persona

Krejt rastësisht, në një televizor të hapur diku që rrinte aty si për zbukurim, pa zë, pasi s’e ndiqte askush, e pashë Ndrekën para pak kohësh me atë mushamanë e zezë, në anijen e famshme të Duelit të Heshtur. Çfarë aktori!

Dhe sa gjynah që i qëlloi të jetonte kur jeta shqiptare ishte bardhezi dhe artistët ishin gurë në lojën e paracaktuar të asaj jete. Sidoqoftë, rolet e Ndrek Lucës ngjajnë sot e gjithë ditën si shkëlqimet xixëlluese mbi atë mushamanë e zezë në anijen e një kohe të vdekur. Dhe tamam sot, në përvjetorin e lindjes e kujtoj si një nga heronjtë e përrallave të fëmijërisë.

#TëPAHARRUESHËM?/Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Anija “hije” e Rusisë në Gjirin e Finlandës, NATO dhe Rusia ngrenë avionët luftarakë

Momenti dramatik kur avionët e NATO-s ata luftarakë rusë u përplasën mbi Detin Baltik, pas një përballjeje të tensionuar...

Analiza e votave: A u bindën shqiptarët nga partitë e reja? Mesazhi final është… jo!

Jemi në prag të mesnatës (15 maj) dhe procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të 11 majit thuajse ka mbaruar. Kanë mbetur kryesisht...

“Rama e di të vërtetën për BE, por nuk e thotë”. Analisti: Europianët janë hipokritë

Gazetari Arjon Sulo, i ftuar në një intervistë në Euronews Albania, ka shprehur skepticizëm të thellë mbi qëndrimin e Bashkimit Europian ndaj anëtarësimit të...

“Më kanë grabitur votat brenda partisë sime!” Kandidati i PD-së denoncon… PD-në

Kandidati i Partisë Demokratike në listën e hapur në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ka bërë një denoncim të fortë duke akuzuar dhe persona...

“Sa simbol i bukur!” Von der Leyen mbërrin në Tiranë për takimin e KE

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Tiranë për takimin e Komunitetit Politik Evropian. Përmes një postimi në...

Lajme të tjera

Web TV