SHBA/ Shokuse, policia dhunon në rrugë burrin nudo i cili ndërroi jetë pak ditë më vonë/ Video

Policisë amerikane ndër vite ka qëndruar pas  shtetasve afro-amerikanë.

Një tjetër video ka tronditur rrjetin së fundmi , ku një video është filmuar natën në rrugë, në zonën e Rochester në New York.

Në pamje vihet re qartë incidenti i regjistruar  natën e 23 Marsit 2020.

Policia ushtron dhunë mbi burrin e identifikuar si 41 vjeç, i cili ishte nudo në rrugë ku dhe u akuzua për përdorim të lëndëve narkotike.

Siç vërehet nga pamjet, burri nuk tregoi rezistencë ndaj forcave policore, mirëpo më pas u ndie  në panik pasi ata filluan të ushtronin edhe më shumë dhunë dhe të talleshin me të.

Në audion e videos dëgjohen qartë të qeshurat e të gjithë efektivëve të policisë.

Ata i vendosën një qese plastike në kokë dhe filluan të ushtrojnë dhunë dhe për të mos mjaftuar kjo një polic ushtroi forcë duke i shtypur kokën.

Si pasojë e dhunës, burri përfundoi në spital ku fatkeqësisht humbi dhe jetën një javë më vonë. Ru. Do/ Fjala